E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë: plagosen 3 persona nga një granatë

 

Një granatë e hedhur brenda një kamioni ka lënë të plagosur tre persona në Mitrovicë. Lajmi është brë i ditur nga agjencia e lajmeve italiane Ansa dhe konfirmohet edhe nga zëdhënësi i policisë Besim Hoti. Sipas këtyrë burimeve ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 : 15 minuta e mëngjesit në Leposavic të Mitrovicës, zonë e banuar ehe nga popullsi serbe. Një granatë është hedhur brenda një kamioni që ka qenë në lëvizje ku ndodheshin 3 personat të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Mitrovicës. Deri tani nuk dihen ende motivet e këtij sulmi dhe se çfarë kombësie kanë të plagosurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›