E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbijetesa e Izraelit

19-07-2011 / Nga Michel Gurfinkiel (Weekly Standard)

Libri i ri i mikut tim dhe korrespondentit nga Parisi, Michel ka dalë në kohën e duhur. Lajtmotivi është pikërisht pranvera arabe dhe revolucionet, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se rivlerësojnë pozicionin e Lindjes, që kur Lyndon Johnson i dha mbështetje Izraelit, që shërbeu si një gur themeli për politikën amerikane.
Lexuesit tashmë të njohur me studimet e hershme historike të Gurfinkiel, do të njohin kombinimin mjeshtëror të erudicionit dhe intuitës, vëmendjes rigoroze ndaj politikës së sotme dhe klimës psikologjike. Në një kohë kur legjitimiteti i shtetit hebre vihet në dyshim nga koleksioni më i vjetër (demokratët shekullorë europianë dhe teokratët arabë), Gurfinkiel nxjerr në shesh pretendimin çifut mbi Izraelin mbi të dhënat historike, gjuhësore, legale, madje edhe gjenetike. Në të njëjtën kohë, ai pyet: “Përse është ende një problem më vete?
Përgjigja është se një evolucion i rrallë në gjeopolitikën e ideve i ka lënë armiqtë e Izraelit në një pozitë diskutimi të rendit të ditës për “Paqen në Lindjen e Mesme”.
Ata e kanë bërë këtë pjesërisht duke perifrazuar shumë nga faktet themelore lidhur me origjinën e kohës së Lindjes së Mesme, madje, kur është e mundur, duke i zënë vendin fakteve bashkë me trillimet apo defektet e kujtesës. 
Nëse libri me titull “Historia e Izraelit” shkruar nga i njëjti autor, u shkruajt për të siguruar një rrëfim të përshtatshëm për lexuesin, lidhur me rilindjen moderne të Izraelit, qëllimi i librit të ri është të shmangë listën e gabimeve, keqkuptimeve që kanë shtrembëruar debatet e kohës, në qarqet politike jo më pak se në median popullore, në lidhje me Izraelin dhe arabët.
Në një shembull karakteristik të “kundër-revizionizmit” Gurfinkiel shqyrton termin naqba apo katastrofa. 
Në diskutimet e tanishme kjo i referohet fatit të arabëve në Palestinë gjatë Luftës së Izraelit për Pavarësi më 1948.
Këto fatkeqësi të kësaj popullate nuk janë çështje polemikash, edhe pse shkaqet dhe magnituda e tyre, janë.
Ai bën gjurmime në këto çështje, edhe në detaje, në kapituj të tërë, por qëllimi i tij në diskutimin për “katastrofën” është të pyesë përse është i vetmi, duke kujtuar këtu se janë shumë ato që kanë lënë gjurmë në shekullin 20, të cilët kanë arritur dhe kanë ruajtur statusin e një “çështjeje të pazgjidhur” që duhet t’i adresohet “komunitetit ndërkombëtar”.
Gjatë ngjarjeve të vitit 1948, kanë ndodhur edhe shumë katastrofa në Lindjen e Mesme.
Pothuaj 250,000 arabë palestinezë (të paravijës) u hoqën nga posti në atë kohë. Duke i lënë mënjanë faktet e dokumentuara (që ai i diskuton kudo) që autoritetet civile dhe ushtarake të shtetit të Izraelit (me ca përjashtime) u përpoqën t’i bindnin arabët që të mos largoheshin nga kombi i ri, ndërkohë që lidershipi arab bëri të kundërtën, Gurfinkiel vëren se gjatë së njëjtës periudhë dhe në vitet në vijim rreth 900,000 çifutë u dëbuan nga vendet arabe, ku jetonin prej mijëra vitesh.
Bota arabe, shkruan Gurfinkiel, në dekadat e hershme të shekullit XX, përmbante një shumë minoritetesh kristiane, që përbënin rreth 20% të popullsisë. 
Lindja e Mesme, mbi të gjitha, ndodhet aty ku shfaqet dhe kristianizmi, jo vetëm si një fe dhe si një traditë mendimi apo dogme, por si një komunitet me institucione karakteristike si kisha dhe peshkopata.
Duke nisur që nga 1920, miliona kristianë e gjetën vetën në valët e njëpasnjëshme të persekutimit, të detyruar të zgjidhnin midis vdekjes, mërgimit dhe kthimit të fesë në atë të Islamit apo të njërit prej ideologjive shekullore, siç është pan-arabizmi dhe anti-zionizmi, që duhet të paguajë edhe për “zgjimin” arab. 
Kjo katastrofë është përmendur shpesh, edhe kur popullata e mbetur kristiane në botën arabe, duke përfshirë edhe Irakun e çliruar dhe Egjiptin në tranzicion këto kohët e fundit, vazhdon të degradohet në mënyrë drastike.
Në kërkim të vendeve të tjera, ku përfshihen zonat në botën myslimane, Gurfinkiel nuk zbulon të njëjtin mani me katastrofën,  edhe kur fatkeqësia ishte krejt rrënuese, si ajo që ndodhi më arabët në Palestinën e mandatuar.
Myslimanët e nën-kontinentit indian përjetuan një katastrofë, kur anglezët u tërhoqën me nxitim, në një kohë kur u bë kërdia mbi 1 milionë njerëz nga hindutë fanatikë dhe miliona të tjerë u shpërngulën drejt një kombi të ri, pikërisht në Pakistan, duke u bërë shumë shpejt kombe të reja, kur Bangladeshi ia mbathi (pjesa lindore e vendit).
Sinqerisht është e vështirë të besohet se si ky proces i imponimit të lirisë së re konvencionale – trillim konvencional -  mund të kthehet mbrapsht.
Nuk dihet a mund t’i bëjë ballë, kjo është një tjetër çështje. Deri më tani autori Gurfinkiel, i familjarizuar me historinë e gjatë të marrëdhënieve midis Amerikës dhe Izraelit, e di mirë se zbatica e klimës politike në Uashington është ndjekur prej baticës këto kohë.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›