E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbijetesa, në Lezhë përfundon "X"

Besëlidhja e Kastrioti nuk shkojnë më shumë se barazimi 1-1 në takimin e vlefshëm për javën e 27-të. Një rezultat që të paktën për renditjen aktuale nuk vlen shumë për asnjërën prej skuadrave, pasi ato mbeten në zonën e rënies nga kategoria. Lezhjanët kalojnë të parët në avantazh vetëm pas 6 minutave lojë, me Smajlin. Kapiteni i Besëlidhjes ekzekuton me potencë një goditje dënimi nga 25 metra dhe përshëndet rrjetën. Miqtë provojnë të reagojnë, por nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës, edhe pas ndërhyrjeve vendimtare të portierit Koçi. Pas shumë tentativave, Kastrioti shënon në të 34-ën, me të përhershmin Erjon Rizvanolli, që i shpëton mbulimit të mbrojtësve dhe risjell baraspeshën. Edhe pjesa e dytë e lojës ka rezervuar shumë emocione, me të dyja skuadrat që kanë kërkuar deri në fund golin që vlente 3 pikë. Kruja për vendasit dhe Hyka për krutanët kishin shanset më të mira, që, gjithsesi, nuk janë finalizuar. Në këtë mënyrë skuadrat ndajnë nga 1 pikë, por vazhdojnë të shpresojnë te mbijetesa.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›