Rikuperohet Besa, tashmë e treta
Besa fiton sfidën me Tiranën dhe ngjitet në vendin e tretë, duke synuar një vend për në Kupat e Evropës. Kavajasit hedhin pas krahëve javën e vështirë që ka sjellë shkarkimin e teknikut Starova, duke treguar forcë të madhe karakteri. Megjithatë, triumfi i tyre është kontestuar nga lojtarët kryeqytetas, të cilët nuk janë pajtuar me vendimet e gjyqtarit Bardhyl Pashaj për dy penalltitë e akorduara (dhe të shndërruara në gol nga Mancaku). Krejt e kundërta ka ndodhur me trajnerin Mema, që i ka cilësuar "të rregullta, që kanë ardhur për faj të gabimeve të lojtarëve të mi". Kanë qenë pikërisht ekzekutimet nga 11 metrat e mesfushorit ato që kanë vendosur rezultatin final të takimit, ndërsa Tirana rrëshqet në vendin e pestë.
Ende në delir nga rezultati 3-0 i arritur në mesjavë përballë Elbasanit, në gjysmëfinalen e parë të Kupës, bardheblutë janë paraqitur në këtë ndeshje me një sulmues. Tekniku Mema i ka kushtuar më shumë rëndësi fazës mbrojtëse, ndërsa Duro e Hyka kishin detyrën të vepronin pas shpinës së Daniel Xhafajt. Është pikërisht sulmuesi bardheblu ai që jep sinjalin e parë të rrezikshëm, por devijimi i tij me kokë përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Zendeli. Besa reagon, madje duke gjetur edhe rrugën e rrjetës, megjithatë festa e Lecit prishet nga fërshëllima e gjyqtarit Pashaj, që sinjalizon një pozicion jashtë loje. Kavajasit provojnë edhe me Xhihanin, që pas kalon dy mbrojtës nuk arrin të mposhtë portierin Osmani. Pas sulmuesit provon edhe Alikaj me goditje dënimi nga distanca, që neutralizohet pa shumë probleme. Tirana vuan presingun e verdhezinjve dhe nuk arrin të tregojë shumë nga kualiteti i saj. Për të konfirmuar ditën jopozitive të skuadrës mendon Xhafaj, që nga pozicion i favorshëm arrin të devijojë në rrjetë një pasim nga e djathta. Fraksioni i dytë i lojës fillon me miqtë në avantazh, me golin e realizuar nga Erald Deliallisi. Mesfushori ka shtyrë në rrjetë një goditje dënimi të Duros, e cila nuk është pritur si duhet nga portieri Zendeli. Goli i jep siguri skuadrës së Memës, që kontrollon lojën dhe shkon shumë pranë golit të dytë, por gjuajtja spektakolare e Xhafaj gjen të gatshëm "gardianin" e Besës. Kur kronometri shënonte 73 minuta lojë, ka ardhur episodi i parë që ndryshuan rrjedhën e sfidës. Parid Xhihani hyn në zonë dhe frenohet në mënyrë të parregullt nga Vrapi. Pas disa momenteve hezitimi, "bilbili" Pashaj ka drejtuar dorën nga pika e penalltisë, duke e cilësuar të parregullt ndërhyrjen e mbrojtësit bardheblu. Ekzekutimin e merr përsipër Mancaku, i cili shënon edhe pse portieri Osmani ka kuptuar krahun. Tirana nuk është dakord me këtë barazim dhe provon me Xhafajn, që nuk kalibron si duhet gjuajtjen e tij. Pak sekonda më vonë Sulejman Mema hedh në fushë edhe Fortuzin, për t‘i dhënë më shumë forcë repartit ofensiv. Megjithatë, në minutën e dytë të shtesës ka qenë Besa ajo që gjen rrugën e rrjetës. Kçira pengon në zonë sulmuesin Herbi Fortunat dhe Pashaj akordon një tjetër 11-metërsh për kavajasit, që shndërrohet në gol nga Mancaku. Përballja përfundon vetëm pak sekonda pas këtij momenti, me bardheblutë që kontestojnë fuqishëm vendimet e "bilbilit". Mes më energjikëve në protesta ishte mesfushori i kombëtares, Klodian Duro, për të cilin është dashur ndërhyrja e policisë që ta largonte nga "xhaketat e zeza".