E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta, detyrën ndaj Skënderbeut

Skuadra e Teutës ka fituar lehtësisht 2-0 përballë Skënderbeut, duke tentuar të sigurojë një pozicion sa më komod në fazën e "play-out". Ekipi i drejtuar nga Kristaq Mile nuk është ndeshur me rezistencën e vendasve, të cilët vetëm 1 pikë i ndan nga rënia matematikore në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm. Durrsakët kanë gjetur golin e avantazhit që në minutën e 16-të, kur Mile ka shënuar me kokë në portën e Llapanjit pas zhvillimit të një goditjeje nga këndi. Teuta ka shfrytëzuar epërsinë e dukshme, duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 32-të, kur Hysa nuk e ka pasur të vështirë të mposhtë përsëri Llapanjin. Durrsakët kanë vendosur më pas të tërhiqen, për të administruar këtë rezultat dhe për të ruajtur forcat për ndeshjen e ardhshme, ku përballë do të kenë Kastriotin, një tjetër skuadër që lufton për mbijetesë. Në rast fitoreje në takimin e javës së ardhshme, ekipi durrsak do të jetë më i favorizuar për t‘i shpëtuar rënies direkte nga kategoria.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›