E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia-Elbasani, në "vendnumëro"

Një barazim pa gola ka qenë rezultati i djeshëm i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Elbasanit, të luajtur në stadiumin "Loro Boriçi". Dy skuadrat që pretendojnë të renditen në zonën e Kupave të Evropës kanë zhvilluar një lojë thuajse të barabartë, me pak raste për shënim dhe me më shumë kujdes në fazën mbrojtëse. Pas fitores 4-0 në Kupë ndaj Dinamos, ekipi shkodran pretendonte të merrte një tjetër rezultat pozitiv përballë një kundërshtareje direkte në kampionat, por këtë radhë sulmi i kuqebluve nuk ka funksionuar siç pritej dhe Sinani me Sukajn e kanë pasur të vështirë të rrezikonin portën elbasanase. Nga ana tjetër, Grima ka kontrolluar pa vështirësi tentativat e Bejzades dhe Ardian Nuhiut, duke bërë që 90 minutat të kalonin pa shumë emocione për ata pak sportdashës të pranishëm në shkallët e stadiumit. Me këtë pikë të vlefshme të marrë në transfertë, Elbasani zbret në vendin e katërt në renditje, ndërsa Vllaznia është tashmë në vendin e gjashtë. Megjithatë, të dyja skuadrat vazhdojnë të jenë në garë për vendin e tretë, që siguron pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.

Java 27

Dinamo-Flamurtari 6-0

Pollozhani 18‘,48‘, Kuli 28‘ (11m), Pejiç 42‘, Pema 75‘, 83‘

Partizani-Shkumbini 2-0

Dhëmbi 45‘, Bakaj 90+1‘

Besa-Tirana 2-1

Mancaku 74‘ (11m), 90+3‘ (11m) / Deliallisi 49‘

Vllaznia-Elbasani 0-0

Besëlidhja-Kastrioti 1-1

Smajli 6‘ / Rizvanolli 35‘

Skënderbeu-Teuta 0-2

Mile 16‘, Hysa 32‘

Klasifikimi

Skuadra N F B H gol. Pikë

1. Dinamo 27 16 6 5 44-11 54

2. Partizani 27 14 10 3 39-19 52

3. Besa 27 13 5 9 34-27 44

4. Elbasani 27 11 10 6 28-16 43

5. Tirana 27 12 7 8 36-27 43

6. Vllaznia 27 11 9 7 39-28 42

7. Shkumbini 27 10 7 10 26-26 37

8. Flamurtari 27 8 11 8 27-32 35

9. Teuta 27 8 5 14 25-34 29

10. Kastrioti 27 8 4 15 18-35 28

11. Besëlidhja 27 7 6 14 25-43 27

12. Skënderbeu 27 3 2 22 23-66 11

Golashënuesit

19 gola Sinani (2) (Vllaznia)

16 gola Pejiç (1) (Dinamo)

12 gola Ngjela (2) (Skënderbeu+Besëlidhja), Duro (2) (Tirana)

11 gola Bejzade (4) (Elbasani), Xhihani (Besa)

10 gola Bakaj (Partizani)

9 gola Muzaka (3) (Partizani)

8 gola Plaku (2) (Dinamo)

7 gola Sukaj (Vllaznia), Fortuzi (1) (Tirana), K. Dalipi (Shkumbini), Rizvanolli (Kastrioti)

6 gola Tiko (2) (Skënderbeu), Stojku (Shkumbini), Abilaliaj (Partizani), Mema (2) (Flamurtari) , Hysa (Teuta)

5 gola Elokan, Mancaku (2) (Besa), Qorri (4), Petrevski (Besëlidhja), Mile (Dinamo + Teuta)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›