E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbijetesa në elitë, luftë në tri fusha

Kampionati

Java e 30-të e Kategorisë Superiore pritet të jetë mjaft e luftuar, kryesisht në zonën e ftohtë të klasifikimit. Megjithatë, sfidat e nxehta nuk do të mungojnë as në garën për një “biletë” në kupat e Europës. Në Durrës, Teuta e vendit të tetë do të presë Skënderbeun, që renditet një vend më poshtë. Në Fier, Apolonia ndeshet me Kastriotin, në një sfidë ku skuadra e Hasan Likës ka shansin të largohet nga vendi i parafundit në klasifikim. Sfidë delikate do të jetë edhe ajo në “Loro Boriçi”, ku fituesja ndërmjet Vllaznisë dhe Flamurtarit ka shansin të krijojë një distancë sigurie nga skuadrat që ndodhen më poshtë. Mjaft interesante paraqitet edhe ndeshja ku Besa udhëton drejt Laçit: kavajasit do të tentojnë të ruajnë vendin e dytë, ndërsa laçianët kanë shansin të realizojnë ëndrrën Europa League.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›