E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani gati për festën e Novarës

Itali

Pas rehabilitimit nga operacioni në gju, Samir Ujkani kthehet në fushë pikërisht në ndeshjen ku Novara ka shansin të festojë ngjitjen një kategori më lartë. Sfida e sotme kundër Kremonezes do t’i japë të drejtën skuadrës piemonteze që të luajë në Serinë B italiane, pas 33 vitesh në ligat e ulëta. Portieri shqiptar do të aktivizohet si titullar, në një ndeshje ku Novara ka luksin të kënaqet me diçka më tepër sesa 2 nga 3 rezultatet e mundshme. Fitorja, barazimi, madje edhe humbja me një gol diferencë do të bënte që në komunën, e cila ndodhet vetëm 49 kilometra larg Milanos, të shpërthente festa për ngjitjen në futbollin e rëndësishëm. “Ndihem mjaft mirë”, deklaroi Ujkani. “Stërvitem me skuadrën prej dy javësh, më në fund ndihem sërish një lojtar. Natyrisht që do më pëlqente të luaja dhe të isha pjesë e festës”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›