Mbillen 100 fidanë në bulevardin “Bajram Curri”
12/12/2008 Shtimi i sipërfaqeve të gjelbra
Vijon aksioni për shtimin e sipërfaqes së gjelbër në kryeqytet. Kësaj radhe Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur bulevardin “Bajram Curri” për zhvillimin e mëtejshëm të fushatës së gjelbërimit të kryeqytetit, në shërbim të së cilës është mundësuar edhe mbjellja e 100 fidanëve të rinj gjatë ditës së djeshme. E veçanta e këtij aksioni ishte pjesëmarrja e fëmijëve të vegjël të kopshtit 24, në procesin e mbjelljes së pemëve, çka shton elementet dekorative që duhet të ketë kjo zonë. Muaji dhjetor, i cilësuar edhe si muaji i mbjelljes së pemëve, është një traditë tashmë e konsoliduar prej disa vjetësh në kryeqytet e që do të vijojë edhe këtë vit, duke sjellë një rritje dhe përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit dhe eliminimit të ndotjes. Sipas planeve të hartuara nga Bashkia, janë rreth 3000 pemë dekorative të llojeve të ndryshme, si: rrap, bli aromatik, gështenja, manjola, shkurre dekorative etj., që do të mbillen në bulevardet kryesore të qytetit gjatë periudhës dhjetor 2008–janar 2009. I pranishëm në këtë ceremoni, kryebashkiaku Edi Rama u shpreh: “Sot ne duam t’u themi të gjithë prindërve se duhet të bëjmë shumë më tepër, të gjithë së bashku, për të pasur në Tiranën tonë të përbashkët më shumë pemë”.