Arrestohet 18-vjeçari, vidhte makina “Fiat Punto”
12/12/2008 Në kërkim dhe një tjetër i ri
DURRES- Policia e Durrësit ka mundur të zbulojë dhe të ndalojë një shtetas, i cili është akuzuar për vjedhjen e disa mjeteve në bashkëpunim me të tjerë. Real Zefi, 18 vjeç, nga Shkodra, i cili prej shumë ditësh grabiste makina në Shkodër e Durrës është arrestuar në qytetin bregdetar teksa tentonte të vidhte autovetura të tipit “Fiat Punto”.
Ndalimi i tij u bë për arsye se më 27 tetor në bashkëpunim me 18-vjeçarin tjetër A. N, banor i qytetit të Shkodrës, në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit kanë tentuar të vjedhin autoveturën tip “Fiat Punto” me targa AP 474 HF në pronësi të A. Cecaj banor i kësaj lagjeje. Po kështu më 28 tetor pra ditën tjetër të dy 18-vjeçarët shkodranë kanë vjedhur në lagjen nr. 5 të qytetit automjetin tip “Fiat Punto” me targa DR 0640 E në pronësi të shtetasit M. Nikocaj. Makina është gjendur në qytetin e Shkodrës në afërsi të banesës së Real Zefit dhe është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Po sipas policisë në të njëjtën ditë të dy këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin autoveturën tip “Fiat Punto” me targa TR 6573 në pronësi të A. Selimaj në lagjen nr. 6 të qytetit. Në lidhje me këto ngjarje Prokuroria e rrethit ka regjistruar procedimin penal nr. 1509, në ngarkim te shtetasit Real Zefi dhe A. N., të cilët kanë qenë shpallur në kërkim. Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhrin e ndalimit duke kërkuar më pas nga efektivat blu të arrestojnë të rinjtë të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim. Ende nuk është saktësuar nëse të rinjtë ishin pjesë e ndonjë rrjeti të trafikimit të mjeteve motorike.
Hajdutë “të kualifikuar”
Shtetasi Real Zefi akuzohet se ka vjedhur në bashkëpunim me një tjetër 18-vjeçar së paku 3 makina “Fiat Puno” në Durrës dhe në Shkodër. Policia ka deklaruar se ka në dorë të dhëna të plota që në këtë ngjarje është i implikuar edhe shtetasi A. N., i cili tashmë është vënë në kërkim për tu përballur me drejtësinë. Nga të dhënat që afron policia e Durrësit të dy këta të rinj janë persona të skeduar si vjedhës të “kualifikuar” të mjeteve motorike.