Helmohen 7 fëmijë, pinë ujë në burimin e fshatit
12/12/2008 Ngjarja në Pecaj të Fierit. Dyshimet, banorët spërkatën me pesticide grurin mbi burim
FIER- Shtatë fëmijë janë intoksikuar nga uji i pijshëm. Ngjarja është shënuar në fshatin Pecaj të rrethit të Mallakastrës. Sipas prindërve të fëmijëve, edhe pse ende nuk ka dalë një përgjigje përfundimtare rreth këtij helmimi të papritur, sërish mendohet se gjithçka mund këtë ardhur nga uji i pijshëm.
Helmimi
Banorët shprehen se uji sigurohet nga një burim fare pranë fshatit të tyre, i cili rrjedh nga mali. "Nuk e përjashtojmë mundësinë që fëmijët të jenë helmuar nga ndonjë ushqim në shtëpi, por na vë në dyshim fakti që janë helmuar në të njëjtën kohë. Duke ditur rrugën se ku kalojnë fëmijët, dihet mirë se ata përditë ndalojnë tek burimi, pasi ai është i vetmi vend çlodhjeje për ta". Kështu tregon Astriti, një nga banorët e fshatit, djali i të cilët ka pësuar helmim. Por në gjendje edhe më të rëndë ndodhet Fatjoni, një djalë 9 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në ambulancën e fshatit i është drejtuar spitalit për mjekime të mëtejshme. Nëna e 9-vjeçarit tregon se i biri kishte marrë me vete vetëm bukë me djathë dhe një mollë, ndërsa kur kishte mbërritur në shtëpi kishte deklaruar se kishin ndaluar bashkë me shokët për të pirë ujë në burim”. Athinaja, e ëma e Fatjonit, shton se i gjithë fshati për vite me radhë kishte konsumuar uji pranë këtij burimi, por kohët e fundit, pas ndotjeve që kjo rrjedhë kishte pësuar askush nuk e përdorte më ujin për të pirë. Infermierja e urgjencës së fshatit shton se fëmijët kanë marrë serum dhe më pas janë dërguar për në shtëpi. “Tani që në pjesën lart burimit u ngritën disa shtëpi, ne nuk e përdorim më ujin e tij për të pirë, por gratë lajnë aty rrobat dhe udhëtarët freskohen gjatë verës. Mesa morëm vesh ne, nga banorët e lagjes përmbi burimit, është duke u kryer procesi i spërkatjes së grurit me pesticide si dap dhe nitrat, dhe mbetje të këtyre lëndëve mund të kenë depërtuar deri në rrjedhën e burimit”, thotë një tjetër banor. Fëmijët kanë marrë mjekimin e duhur dhe aktualisht janë nën mbikëqyrjen e mjekëve të zonës.