Fiton Tirana e Vllaznia, shtyhet Skënderbeu-Besa
Skuadra e Tiranës fitoi 4-1 në në ndeshjen kundër Apolonisë së Fierit, që u luajt në stadiumin "Qemal Stafa". Golat për Tiranën u shënuan nga Abilaliaj në minutën e 15-të, Muzaka në minutën e 29-të, Hajdari në minutën e 73-të dhe Memelli me penallti në minutën e fundit të ndeshjes. Golin e vetëm për Apoloninë e shënoi Dhrami në minutën e 85-të. Fitore arriti dhe skuadra e Vllaznisë, e cila në stadiumin “Loro Boriçi” mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën durrsake të Teutës. Golat për shkodranët u shënuan nga sulmuesi i ri Bala në minutën e 19-të dhe nga mesfushori Alikaj në minutën e 58-të. Ndërsa për Teutën barazoi përkohësisht rezultatin mesfushori Muçollari në minutën e 29-të.Pas javës së 16-të Dinamo vazhdon të kryesojë Superligën në kuotën e 41 pikëve. Në vendin e dytë ndodhet skuadra kavajase e Besës, në kuotën e 27 pikëve, por me një ndeshje më pak, ndërsa Tirana është ngjitur në vendin e tretë në kuotën e 26 pikëve. Superliga, java e 16-tëTë shtunënFlamurtari-Gramozi 2-0 Flavio Junior 10’ (p), Darko Djukic 81' Laçi-Kastrioti 1-0 Julian Brahja 14’ Shkumbini-Dinamo 4-0 Isidor Sekseri 11’, Ilirjan Çaushaj 22’ (p), Endri Bakiu 58’, Gjoreski 77’ Të dielënTirana – Apolonia 4-1Abilaliaj 15’, Muzaka 29’, Hajdari 73’, Memelli 90’ (p)/ Dhrami 85’Vllaznia – Teuta 2-1Bala 19’, Alikaj 58’/ Muçollari 29’Skënderbeu-Besa (e shtyrë)