Mbjellja e ullinjve, Ruli: Projekti nis në fund të vitit

Projekti për mbjelljen e ullinjve së shpejti pritet të vihet të jetë. Rreth 100 mijë fidanë ullinj varietet i vendit janë prodhuar nga "Qendra e Transferimit të Teknologjive Vlorë" dhe janë të gatshëm për tu mbjellë në fund të këtij viti.
Në një vizitë të realizuar në këtë qendër ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, u shpreh se fidanët po prodhohen në mënyrë shkencore, masive që i përshtaten të gjitha zonave të vendit tonë .
Gjatë vizitës në serën dhe ambientet e tjera të QTTB, drejtuesit e saj treguan se prodhimi i fidanëve ka ndihmuar ekonomikisht fermerët, pasi atyre u plotësohet çdo kërkesë që kanë për të mbjellë tokat e tyre me ullinj, vreshta apo dhe dru frutorë, duke maksimizuar fitimet.