E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtarët ambulantë pushtojnë rrugët e Vlorës

Tregtarët ambulantë kanë pushtuar trotuaret dhe rrugët kryesore të qytetit bregdetar të Vlorës. Përvec imazhit negativ që ata krijojnë për turistët dhe vizitorëve të shumtë gjatë periudhës së verës, produktet e shitura mes pluhurit jane jashte te gjitha kushteve higjieno-sanitare.
 

Në cdo cep të rrugëve të Vlores të zë syri shites ambulante qe tregtojne, jo vetem fruta- perime, por edhe produkte te bulmetit apo peshkut që krijojne edhe një erë të keqe. Qyetaret e Vlores tregojne se mundohen të shmangin konsumin e këtyre produkteve, pasi nuk janë të kontrolluara dhe si rrjedhim rrezikojne shendetin e tyre. Ata akuzojne policine bashkiake, e cila nuk merr asnje mase per te moslejuar kete tregtim jashte cdo kushti higjeno-sanitar.
 

Tregtarët vijojnë aktivitetin e tyre prej vitesh pa u trembur nga askush, pa paguar asnje takse, pasi policia bashkiake rri në heshtje dhe nuk merr asnje mase. Askush nuk përgjigjet për këtë situatë të krijuar, ndërsa qytetaret qe revoltohet nga pushtimi i ambulanteve në rrugët e bulevardeve kërkojnë të merren masa sa më parë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›