E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda pa plazhe publike, privati pushton bregdetin

Privati ka pushtuar pothuajse të gjithë sipërfaqet publike në plazhet e Sarandës. Gjysma e plazhit është vënë tanimë në funksion të subjekteve private, aty ku pushues të shumtë në sezonin e verës as që nuk mund të afrohen nëse nuk paguajnë një vlerë të caktuar monetare.
 

Bashkia ka në pronësi rreth 7500 metra katrorë plazh publik në të tre plazhet e qytetit tek Çentrali, para shëtitores “Hasan Tahsini” si dhe tek plazhi i ri.
 

Nga kjo sipërfaqe, Bashkia administron vetëm 4000 metra katrorë, ndërsa pjesa tjetër menaxhohet nga privati. Sipas përfaqësuesit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Sarandës Kristofor Mërkuri, nëntë subjekte kanë likujduar detyrimet sezonale në Bashki ndërkohë që vetëm dy prej tyre janë në proces e sipër.
 

Bashkia e Sarandes ka neneshkruar nje kontrate me 11 subjekte private, të cilat depozitojne për llogari të Bashkisë nje cmim teper minimal, prej 50 lekë për shazllon qe dispozojne ne hapesirat perkatese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›