Mbledhja e Grupit të PD, Berisha: Modeli i suksesshëm ekonomik garanton rritjen e pagave dhe pensioneve

PD i kërkon parlamentit shkarkimin e nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu.
Berisha: Pas Aleancës Kuqezi qëndron Bamir Topi
UPDATE- “Rritja e pagave dhe pensioneve do të vijojë të jetë prioritet i qeverisë “Berisha””. Ky ishte qëndrimi i bërë publik nga vetë kreu i ekzkeutivit Sali Berisha sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas shefit të qeverisë, edhe pse në kohë krize, ku vendet e rajonit janë izoluar ekonomikisht nga borxhet, qeveria shqiptare do synojë rritjen e rrogave dhe pensioneve, si dhe do të vazhdojë projektin për ta shndërruar Shqipërinë një vend të zhvilluar. “Ne e nisim një vit të ri me një rëndësi shumë të madhe në projektin tonë të zhvillimit të Shqipërisë, të shndërrimit të saj në një vend të zhvilluar. Ne nisim një vit të ri me një vendosshëmri të madhe për të avancuar refromat në të gjitha fushat dhe me besimin që perfomancat e qeverisjes do të jenë ndër më të mirat në historinë e vendit dhe do të bëjnë të mundur realizimin e të gjithë projekteve të cilat qytetarët shqiptarë i presim me padurim”- u shpreh Berisha. Sipas tij, qeveria do t’i qëndrojë kësaj politike si një domosdoshmëri për të përmirësuar jetën e njerëzve, zvogëluar varfërinë, por edhe si investimi më kryesor në kapitalin njerëzor. Duke iu referuar buxhetit të paraqitur, Berisha ka deklaruar se me këtë buxhet afrohemi te dera e zgjidhjes përfundimtare të infrastrukturës rrugore të vendit. Kryeministri ka vlerësuar gjithashtu, modelin ekonomik të Shqipërisë, që e renditi atë në të vetmin vend me rritje ekonomike në Evropë në kohën e krizës. “Modeli ynë funksionon dhe ai i ka dhënë këtij vendi rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. Ata që vjellin vrer kundër tij t’u referohen shifrave të institucioneve ndërkombëtarëve. Modeli shqiptar funksionon, e për ata që nuk kanë kuptuar këtë, ose nuk kanë të qartë se ç’është modeli, ose janë të verbuar nga qëndrime të tjera. Në një vit elektoral të ardhurat tatimore dhe doganore, që janë segmenti më i rëndësishëm i zbatimit të ligjit, aty ku ai përballet me presionin e parasë, u realizuan 101 % nga doganat dhe 98% nga tatimet. Ne kemi sjellë një buxhet realist në Kuvend. Modeli ynë funksionon dhe ai i ka dhënë këtij vendi rritjen më të madhe ekonomike në Evropë”- tha më tej Berisha. Gjithashtu, kryeministri u ndal dhe te zgjedhja e presidentit të ri. Për kryeministrin, kreu i shtetit do zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Një tjetër pikë ku u ndal Berisha është kërkesa e PD për shkarkimin e Kreshnik Spahiut, nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Kjo mazhorancë ka potenciale të mëdha për t’i dhënë vendit një President me potenciale. Do të jetë Kushtetuta e vendit që do të zbatohet pikë për pikë. Partia Demokratike ka marrë vendim që të shkarkojë nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshik Spahiu. Kërkesa do të depozitohet në Parlament për shkarkim, si institucioni më i rëndësishëm vendimmarrës në vend. Partia e nënkryetarit është edhe parti e kryetarit të KLD-së. Janë dhunuar rëndë dy institucione”- tha Berisha, duke theksuar se “pas Aleancës Kuqezi qëndron vetë presidenti aktual, Bamir Topi”.
...