Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat (Raporti i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për vitin 2008)
Në mbledhjen e datës 30 mars 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi Raportin e veprimtarisë së vitit 2008, të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbajtur nga Kryetarja, znj. Elisabeta Gjoni.
Znj. Gjoni paraqiti veprimtarinë e AMF-së, duke parashtruar zhvillimet e sektorëve kryesorë, të cilët mbulon ky institucion, si:
Sektori i sigurimeve, i cili mban peshën kryesore në tregun financiar jobankar në Shqipëri, ka patur rritje të kënaqshme. Në këtë treg operojnë 10 operatorë: gjashtë shoqëri me pronësi vendase dhe katër me pronësi vendase dhe pjesëmarrje të huaj. Numri i kontratave të sigurimit është rritur me 27%, kur çmimet jo vetëm nuk kanë ndryshuar, por policat kufitare kanë pasur një farë uljeje.
Tregu i letrave me vlerë vazhdon të përbëhet nga tregu me pakicë i letrave të borxhit të Qeverisë. Numri i operatorëve të këtij tregu ishte 18 nga 17 në vitin 2007, ndërsa niveli i transaksioneve mbetet pothuajse në të njëjtat nivele.
Tregu i pensioneve private është në fillimet e tij në Shqipëri dhe gjatë vitit 2008 vijuan të ushtrojnë veprimtarinë tri institucione private të pensioneve.
Procesi i miratimit dhe plotësimit të legjislacionit është mbështetur në standardet më të mira ndërkombëtare dhe në Direktivat Europiane, ku është pasqyruar edhe përvoja e suksesshme e vendeve analoge të rajonit. Mbi këto baza janë hartuar katër projektligje bazë dhe një sërë aktesh nënligjore rregullative.
Procesi i licencimit është kryer në kursin normal të procedurave dhe afateve të përcaktuara. Ka pasur rreth 32 licencime për vlerësues profesionistë në fushën e sigurimeve.
Monitorimi dhe mbikëqyrja e tregjeve financiare jo bankare, vëmendje të veçantë i ka kushtuar sjelljes së tregjeve, gjendjes financiare të operatorëve, tendencave dhe problematikave të zhvillimit të tyre. Janë vendosur 29 sanksione ndaj operatorëve. AMF-ja ka vënë në fokus të veçantë krizën e tregjeve globale financiare, për të cilën ka përpiluar matricën e rreziqeve potenciale me të cilat mund të përballen tregjet financiare, mbi bazën e skenarëve të ndryshëm të ngritur, duke përcaktuar për secilin risk mënyrën e monitorimit dhe shkallën e ndërhyrjes nga rregullatori.
Njësia e mbrojtjes së konsumatorëve ka trajtuar rreth 68 kërkesa. 28 prej tyre janë zgjidhur në komunikim me shoqëritë, ndërsa të tjerat janë në proces trajtimi, apo kanë kaluar për zgjidhje gjyqësore.
Deputetët i drejtuan disa pyetje të ftuarve rreth: zhvillimit të tregut financiar jo-bankar; përballimit të katastrofave; problemit të pagesës së dëmeve; detyrës së MSA-së, që ka të bëjë me liberalizimin e tregjeve financiare, jo-bankare dhe axhendat për to; rastet e penalizimit të aktiviteteve të operatorëve privatë në sektorin e sigurimeve, si rrjedhojë e mosrespektimit të rregullave; rastet konkrete të bashkëpunimit, të cilat kanë parandaluar shkeljen e rregullave të konkurrencës në mbrojtje të konsumatorit; raportet dëme-prime; etj.
Gjatë diskutimeve deputetët vlerësuan se veprimtaria e institucionit gjatë vitit të shkuar mund të konsiderohet e suksesshme, pasi tregu ka pasur një rritje prej 30%, jo vetëm në termin e shifrave, por edhe në operim, në produkte që u ofrohen qytetarëve, në shërbime dhe në konsolidimin e tregjeve të reja. Ata vlerësuan se, në lidhje me penalizimet filozofia ka qenë që më tepër të jenë parandaluese.
Futja e kapitalit të huaj në tregun financiar jobankar ka rezultuar me disa dukuri pozitive. Bashkëpunimi me institucionet analoge, veçanërisht me Bankën e Shqipërisë, për të ruajtur stabilitetin e tregut, ka qenë i kënaqshëm, por ka shumë për të bërë.
Tregu financiar jobankar në Shqipëri është relativisht i ri dhe ndihet nevoja për të rritur shkallën e penetrimit. Për të rritur shkallën e sigurimit, ka nevojë për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj operatorëve që punojnë në këtë treg, zgjerimit dhe konsolidimit të tregut, sidomos skemave vullnetare.
Skema e pensioneve vullnetare tashmë ka filluar dhe do të ishte mirë që ti jepej e gjithë mbështetja e nevojshme që kjo skemë të progresojë më tutje.
Gjithashtu, komisioni vërejti se edhe pse tregu financiar jobankar në Shqipëri nuk është prekur nga kriza, duke parë efektet e kësaj krize në tregjet botërore financiare jobankare, disa gjëra mund të vlejnë, sidomos në drejtim të rregullave dhe përmirësimit të bazës legjislative dhe të aplikimit të rregullave më rigoroze, për të mbajtur brenda kufijve të pranueshëm parametrat e nevojshëm në këtë sektor.
Përsa i përket liberalizimit të tregut në përputhje me objektivat dhe strategjitë, duhet vëmendje, për të bërë të mundur që këto objektiva të kapen në kohë.
Komisioni do t`i përmbledhë të gjitha vlerësimet dhe vërejtjet e bëra në projektrezolutën që do t`i paraqitet seancës plenare. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: +355 4 22 78 289.)