E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Qeverisë, Berisha: Pr/ligji për arsimin, reformim të plotë të sistemit parauniversitar

15-02-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha u ndal sot në disa çështje specifike të axhendës së punimeve të Këshillit të Ministrave, si te pr/ligji për arsimin, strehimin si dhe ndërtimi i një tempulli për bektashinjtë në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë. Projektligji sistemin parauniversitar, në vlerësimin e kryeministri Berisha, do të sjellë në reformimin e plotë të këtij sistemi, si dhe autoniminë e tij. “Ligji do të sjellë standartet më të mira të shkollimit. Ai do të bazohet në dy disiplinat më të mira, duke krijuar të gjitha mundësitë për një zgjerim më të shpejtë të arsimit parashkollor. Ligji parashikon nxitjen dhe inkurajimin e ekselentëve, pasi ato janë një energji dhe mendje e veçantë”, vuri në dukje Kryeministri. Njëkohësisht, duke i mëshuar më tej rëndësisë së këtij ligji, kreu i ekzekutivit shtoi se “ligji i arsimit parauniversitar do të kushtojë një vëmendje dhe rëndësie të veçantë mësimit të dy gjuhëve të huaja”. Sipas kryeministrit Berisha, ligji i ri mbron të drejtat e nxënësve dhe sanksionon të drejtat e prindërve.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, kreu i ekzekutivit bëri me dije dhe për një tjetër nismë të Këshillimit të Ministrave, e konkretisht për mendimin e ligjit për strehimin banorëve të zonave rurale. Në vlerësimin e kryeministrit Berisha, përmes këtij ligji do të ridimensionohet roli i qeverisë përkundrejt nevojave të banorëve. Sipas kryeministrit Berisha, roli i shtetit në ndihmë të këtyre banorëve ka ardhur duke u përmirësuar, e kjo nisur pikërisht nga të dhënat në këtë drejtim nga viti 2001, ku kishte pak banesa për 1 mijë banorë. Ndërsa sot, raporti banorë-banesa bëri që Shqipëria të linte pas 5 vende të BE-së. Njëkohësisht, kryeministri i kushtoi një vëmendje të veçantë dhe rëndësisë që kanë për qeverinë ndërtimi i banesave.
Ndërkaq, Berisha njoftoi në mbledhjen e qeverisë dhe lidhur me ndërtimin e një tempulli për të gjithë besimatrët bektashinj. Kështu, sipas kreut të qeverisë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, do të bëhet i mundur ndërtimi i këtij tempulli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›