E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN: Gëzuar Pavarësinë Republika e Kosovës

NJU JORK- Rrjeti i njohur televiziv i lajmeve, CNN, po shfaq një spot të ri promovues për Kosovën në katërvjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit më të ri Europian.

Spoti ka si qëllim promovimin e potencialeve të Kosovës para investitorëve të huaj.

“Shteti më i ri në Europë, me një rritje të shpejtë ekonomike. Gëzuar Ditëlindjen Republika e Kosovës”,- thuhet në spot.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar propozimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej një milion eurosh për promovimin e Kosovës tek investitorët e huaj, në Agjencinë e lajmeve CNN. Më 17 shkurt Kosova feston 4 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj. Që nga shpallja e vendit, shtet i pavarur, demokratik dhe sovran me 17 shkurt te vitit 2008, Kosova ka flamurin e tij, himnin kombetar e madje edhe sherbimin e inteligjences. si dhe mjaft njohje nga shtete të ndryshme të botës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›