E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet në Durrës, plagosen 4 persona

DURRËS- 4 persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndodhura brenda harkut kohor të pak minutave mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja e parë ka ndodhur në mbikalimin e Sukthit, kur një automjet tip Ford me targa AA 943 ca i drejtuar nga një punonjës i policisë së Korcës ka dalë nga rruga, duke sjellë plagosjen e rëndë të vetë efektivit te policisë 30-vjecarit I.Çakërri.

Sipas bluve, shkak i aksidentit ka qënë rrëshkitja e mjetit si pasojë e terrenit të lagësht. Ndërkaq, një nënë dhe dy vajzat e saj kanë mbetur të plagosura në një tjeter aksident, ku mësohet se janë përplasur nga një mjet tip Benz, ndërsa kalonin rrugën, një ngjarje e ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës. Mësohet se në gjendje të rëndë ndodhet 19-vjecarja Paola Ndoji, ndërsa janë pllagosur edhe motra dhe nëna e saj Elisa dhe Dila Ndoji. Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›