Bora, Nishani: Shpëtuam jetë njerëzish në Kukës, Dibër e Shkodër
TIRANE - Pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të jetë nën borë, por në veri trashësia e dëborës vijon të sjellë probleme në qarkullim dhe si pasojë emergjenca të shumta shëndetësore. Prej 15 ditësh, të izoluara mbeten dhjetëra fshatra në veri të vendit, kryesisht në Tropojë, Has, Pukë, Kukës, Malësi e Madhe, Dibër dhe Mirditë.
Helikopterët nisën ditën e djeshme operacionet për dërgimin e ndihmave ushqimore në zonat e izoluara në veri të vendit. Por pilotët e Regjimentit të Farkës ishte e pamundur ulja e helikopterit në këto zona dhe e vetmja mënyrë për t’u ardhur në ndihmë personave të izoluar ishte hedhja e ndihmave nga ajri.
Në Pukë raportohet se ka mungesë të ujit të pijshëm prej disa ditësh. Edhe në Kukës vijon e njëjta situatë, ku të gjitha komunat janë të izoluara.
Ndërkohë emergjencat shëndetësore vijojnë të shtohen. Në komunën Malzi të Kukësit, ku një grua shtatzënë është gati të lindë foshnjën e saj, ndërsa sipas krerëve vendore pritet dërgimi me helikopter drejt Tiranës. Ndërkohë ka patur dhe raste të tjera emergjencash shëndetësore, por që janë zgjidhur mes banorëve.
Ndërsa në Valbonë të Tropojës vijon mungesa e energjisë elektrike prej 5 ditësh tashmë. Në Malësinë e Madhe, gjendja në Vermosh dhe Dukagjin mbetet e njëjtë, me qindra banorë të izoluar në mes të dëborës, ku trashësia arrin dhe deri në 3 metra.
Në Dibër situata vijon të përkeqësohet, pasi kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat kanë rënë deri në minus 16 gradë celsius.
Krerët e komunave bëjnë apel për rezerva ushqimore. Në Mirditë komuna Selit, Fan dhe fshatrat përreth janë të izoluara, ndërsa disa akse janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Mësimi është i pezulluar që prej datës 1 shkurt. Në Rrëshen temperatura minimale e regjistruar mëngjesin e sotëm është minus 7 grade.
Probleme dhe në Librazhd, ku raportohet se disa komuna nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër, pasi rrugët janë tërësisht të bllokuara nga bora. Reshje bore dhe në qarkun e Korçës, ku ende nuk ka probleme në akset nacionale, ndërsa është i bllokuar aksi Korçë-Dardhë prej 6 ditësh. Korçë-Voskopojë kalohet me zinxhirë.
Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Lekasit, e cila është e izoluar prej 3 javësh.Reshjet e borës kanë vijuar gjatë natës dhe në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, duke izoluar komunat më të thella malore. Akset drejt këtyre komunave janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Po kështu dhe aksi Qafë Muzine-Jorgucat dhe Qafa e Llogorasë për shkak të reshjeve të borës.
Nishani: Shpëtuam jetë njerëzish në Kukës, Shkodër e Dibër
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani nëpërmjet një deklaratë për shtyp informoi për situatën e deritanishme të krijuar nga bora si dhe për ndërhyrjen e forcave të shtabit të emergjencave për të hapur rrugë, furnizuar me ushqime si dhe për t’u ardhur në ndihmë emergjencave shëndetësore.
Ai u shpreh se helikopterët e Forcave të Armatosura kanë mundur të cojnë ushqime në disa zona, ndërsa kanë shpëtuar edhe disa jetë njerëzore. "Në kushte tepër të vështira të motit, nga helikopterët e ushtrisë përmes një operacioni të rrezikshëm është bërë e mundur ndërhyrja dhe shpëtimi i jetës së një të sëmuri nga Temali, i cili është dërguar drejt spitalit rajonal. Gjithashtu, helikopterët e FA kanë zhvilluar dy misione fluturimi, duke dërguar ndihma ushqimore në fshatin Breg Lumi në komunën Shalë që është edhe një nga komunat më të thella e problematike të kësaj zone", tha Nishani. Në qarkun e Kukësit, ai tha se, janë organizuar disa operacione me helikopterë gjatë të cilave janë transportuar drejt spitalit rajonal 3 persona. Edhe në qarkun e Dibrës, gjatë ditës së sotme u është ardhur në ndihmë 5 pacientëve të cilët janë transportuar drejt spitalit rajonal.
Duke folur për situatën në rrugët nacionale, por edhe ato që lidhin komunat, Nishani tha se, “Sot në të gjithë territorin është punuar me intensitet të lartë, nën temperatura mjaft të ulëta”. Ja situata në rrugë deri në orën 20:00.
Në Shkodër janë hapur të gjitha akset nacionale.
Në Pukë është hapur segmenti në Qafë Mali.
Në Dukagjin është hapur rruga deri në Prekal.
Po punohet për hapjen e aksit Vermosh-Guci.
Rruga e Kombit është lehtësisht e kalueshme.
Segmenti Kukë-Qafë Prushë i kalueshëm me zinxhirë.
Janë hapur akset Qafë Morinë-Bajram Curri dhe Bajram Curri-Fierzë.
Në Dibër të hapura të gjitha akset nacionale.
Në Bulqizë janë vetëm 2 komuna të bllokuara,Ostren dhe Trebisht.
Në Korçë asnjë qendër komune e bllokuar.
Vetëm 1.5 km ka ngelur pa hapur drejt komunës Lekas Rruga për në komunën Lekas parashikohet të hapet deri në orën 21:00
Hapja rrugës së komunës Dardhë brenda 3 orësh.
Zhbllokohet aksi rrugor Pukë-Fushë Arrëz
Zhbllokohet aksi Pukë-Fushë Arrëz, ndërkohë që situata vijon të mbetet problematike në pjesën më të madhe të këtij rrethi të izoluar nga bora. Megjithëse situata paraqitet më e qetë se disa ditë me parë. Ka filluar përmirësimi, është bërë e mundur hapja e segmentit rrugor Pukë-Fushë Arrëz, i cili qëndronte i bllokuar prej katër ditës. Vizita e ministrit Olldashit, i cili udhëtoi sot drejt Pukës, si duket ka përshpejtuar hapjen e rrugës, pasi aksi u zhbllokua nga fadromat e kontaktuara nga Minsitria e Transporteve. Ndërkohë gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar puna për hapjen e akseve rrugore në veri të vendit. Sot në Pukë kanë mbërritur 8 fadroma për zhbllokimin e akseve. Po punohet për zhbllokimin e Akseve Fushë-Arrëz-Qafë Mali-Kukës Po punohet për zhbllokimin e aksit Qafë Mali-B.Curri. Situata në këto akse paraqitet e vështirë, pasi bora arrin trashësinë deri në 3 m.
Shembet catia e një pallati 3-katësh në Martanesh
Shembet çatia e një pallati 3-katësh në Martanesh, prej sasisë së madhe të dëborës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërkohë që nuk raportohet për viktima, as të plagosur. Megjithatë 4 familje që jetonin në këtë pallat, ose 28 persona gjithsej kanë mbetur në qiell të hapur.
MPPT publikon gjëndjen e akseve në të gjitha qarqet
Ministria e Puneve Publike dhe Transportit në vijim të informacionit mbi situatën e rrugëve në të gjithë vendin publikoi pasditën e sotme me detaje gjendjen e akseve nga veriu në jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave të publikuara nga MPPT, akset në veri të vendit mbeten problematike për shkak edhe të vazhdimit të rreshjeve të dëborës.
Në kuadër të gjendjes së Emergjencës në disa Prefektura të vendit, MPPT informon se situata në akset të rrugëve nacionale deri në keto momente është si më poshtë:
- Dibër, rrethi Peshkopi:
Ura e Topojanit – Peshkopi, e kalueshme me zinxhire ne 70% te gjatesise me dy kalime po punohet per hapjen ne gjithe gjatesine me dy kalime , Maqellarë - Bllatë, e kalueshme pa zinxhirë, me dy kalime,
Peshkopi-Muhur- Qafë Draj , deri në Arras me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar ndërsa po punohet.
Rrethi Bulqizë ka probleme serioze, kalimi me një korsi me zinxhirë .
Rruga Qafë Bualli - Ura e Topojanit, e kalushme ne 90% me dy kalime dhe 80% e gjatesise pa zinxhire po punohet,
Bulqizë (U.Cerenecit) – Steblevë, e bllokuar, po punohet me mjete të rënda me zinxhirë,
Qafë Bualli - Krastë, me një kalim me zinxhirë dhe rrethi Matit, qarkullimi me zinxhirë
Në qarkun e Fierit , ka reshje të dobëta shiu, pa probleme në qarkullim (me përjashtim të aksit Berat Gllavë).
Në Qarkun e Vlorës, në Qafën e Llogarasë rruga e kalueshme pa zinxhirë
Qafë Muzinë – Delvinë qarkullimi me zinxhirë,ndërsa akset e tjera janë pa probleme.
Në Gjirokastër,vetëm qarku Jorgucat – Muzinë qarkullimi bëhet pa zinxhirë ndërsa akse e tjera janë pa problem.
Në Korçë, Libonik - Lozhanë – Grabovë pjesërisht me zinxhirë në seg. të veçanta
Korçë - Voskopojë deri në Gjenomadh qarkullimi pjesërisht me zinxhirë sikurse edhe Bilisht – Hoçisht deri në Baban, ndërsa akset e tjera nuk ka probleme.
Në Kukës dhe Has numri i mjeteve nga 32 jane shtuar dhe 4 mjete nga ushtria.
Kukës - Qafë Shllak, deri te lapidari në fshatin Mgullë është hapur qarkullimi me zinxhirë me një kalim, po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak (kanë mbetur edhe 7 km për tu hapur),
Kukës – Krumë qarkullimi lirisht me zinxhirë,
Kukës - Draj Reç (Peshkopi)deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës.
Kukës – Shishtavec deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar ndërsa trashësia e borës arrin në 2.2 m.
Rrethi Has, qarkullimi me zinxhirë, ka erëra të forta; aksiKrumë - Qafë Prush, qarkullimi lirisht me zinxhirë,
Kam – Krumë qarkullimi me zinxhirë.
Ndërsa rrethi Tropojë B.Curri (Sopot) – Kam i bllokuar, në Qafë Luzhë po punohet për hapjen e rrugës me vështirësi trashësia e borës deri në 3 m.
B.Curri – Fierzë, për momentin është e hapur qarkullimi me zinxhirë.
Po punohet për përmirësimin e situates, B.Curri - Sopot - Qafë Morinë e kalueshme lirisht me zinxhirë,
Dalje Tuneli Kalimash - dogana Morinë e kalueshme pjesërisht me zinxhirë (80 % pa zinxhirë dhe 20 % me zinxhirë).
Në Qarkun e Shkodrës, nga 20 mjete qe ka pasur jane shtuar dhe 5 të tjera.
Në rrethin e Pukës, ka reshje bore dhe ngrica ndërsa puna drejtohet nga Ministri Olldashi.
Aksi Q/Qelë – Pukë, ka reshje bore dhe ngrica, rruga e kalueshme me zinxhirë, (90 % me dy kalime),
Pukë - F.Arrëz - Qafë Mali ka reshje bore dhe ngrica, Pukë deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë (me një kalim rreth 60 %), pastaj deri në Qafë Mali po punohet për hapjen e rrugës,
Qafë Mali - Qafë Shllak rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë.
Qafë Mali – Fierzë, rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë,
Hadroj - Q.Bene, e kalueshme me zinxhirë. Ka reshje bore dhe ngrica.
(er.nu/ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS, Xhacka: Ja situata aktuale e krijuar nga bora Moti i keq, pa energji Kukësi, Hasi, Kruma dhe Kalimashi Bora, Presidenti kërkon evakuimin e familjes së rrezikuar Bora, Topalli në Shkodër: Po bëhet një punë heroike PS ndan ndihma në Librazhd, Rama: Asnjë këmbë shteti! Olli: 1.6 tonë ushqime në komunat e bllokuara Agrobiznsi ndihma për banorët në veri Tiranë, nisin reshjet e borës VIDEO: NEWS24 ndjek nga afër operacionin e shpërndarjes së ndihmave VIDEO: Moti për sot 15 shkurt