Ambasadori Arvizu kafe tek ish Blloku me Kastriot Islamin
TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është parë pasditen e së mërkurës në një nga lokalet në zonën e ish Bllokut në kryeqytet, teksa konsumonte një kafe me ish-deputetin e PS, Kastriot Islami.
Pas takimit që zgjati disa minuta Arvizu dhe ish-deputeti Islami nuk bënë komente për mediat. Kastriot Islami kohët e fundit është një nga figurat më të përfolura në radhët e PS, për shkak të qëndrimeve të tij, dhe vendimit që PS mori duke e çrregjistuar atë nga Grupi Parlamentar i PS.
Një takim të tillë, kreu i prezencës së SHBA, ka zhvilluar edhe me deputetin e PS Ben Blushi, një nga zërat kritikë në PS, ndërsa më datë 8 shkurt zhvilloi një takim në Seline Rozë, me kreun e opozitës, Edi Rama.
(m.a/News24/BalkanWeb)