Korcë, grabiste kishatnë pranga 45-vjecari

KORCË- Arrestohet autori i grabitjes së një serie kishash në fshatin turistik të Voskopojës në Korcë. Policia e qytetit juglindor ka vënë në pranga 45-vjecarin Xhentil Kuke nga fshati Lavdar i Korcës, i cili bënte grabitje të objekteve me vlerë, të kulteve fetare.
Sipas policisë Kuke pasi grabiste kishat e zonës largohej nga Korca dhe fshihej në kryeqytet. Burime policore bëjnë të ditur se 45-vjecari është autori i vjedhjes së ikonostasit të kishës së Shën Mërisë dhe shumë objekteve me vlerë të mjaft kishave të tjera në Voskopojë.
Ndersa mendohet të jetë edhe autori i grabitjes se ikonostasit qindravjecar të kishës së Shën Thanasit, të vjedhur vetëm pak ditë më parë në këtë fshat.
(m.a/News24/BalkanWeb)