E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e rektorëve

Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, tha se me fondet e buxhetit të shtetit do të financohet edhe arsimi i lartë privat, një skemë që aplikohet në Lituani dhe Kili. Projekti për financimin e arsimit privat, kërkon që të ulë diferencën e madhe të pagesës mes studentëve në privat dhe publik, por edhe të rrisë cilësinë e studentëve që zgjedhin universitetin privat. Sipas kësaj skeme, fondet për arsimin e lartë do t’u jepen studentëve përmes kuponit të edukimit, i cili do të ketë një vlerë të caktuar.

Universitetet publike dhe private do të përcaktojnë koston që duhet të paguajë çdo student brenda një viti dhe do të jetë studenti që do të zgjedhë universitetin ku do të vazhdojë studimet. “Studentët do të kenë disponibël një kupon dhe të gjitha universitetet do të përcaktojnë një çmim”, tha Adrian Civici. Kjo reformë pritet të ulë hendekun e lartë të çmimeve që paguajnë universitetet private në krahasim me ata publikë, por mund të shkaktojë edhe probleme sociale për të gjitha ato familje që nuk kanë mundësi të paguajnë diferencën e çmimit për të përzgjedhur një universitet cilësor.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›