Bursat, cmimi i naftes ulet 40 per qind
Ulja e cmimit te naftes vazhdon te mos reflektohet ne Shqiperi. Edhe pse ne bursat nderkombetare ky cmim ka rene me me shume se 50 per qind qe nga muaji korrik i ketij viti, kur kapi majat me te larta. Me konkretisht, cmimi i naftes ne bursa ka arritur nen 87 dollare per fuci, duke pesuar gjithnje ulje. Por e kunderta ndodhe ne tregun vendas te shitjes me pakice te karburanteve. Ulja e cmimit te naftes ne bursat nderkombetare nuk eshte reflektuar me shume se 10 per qind. Gjate kesaj jave cmimet ne pikat e tregtimit te karburanteve ne Tirane kane qendruar ne te njejtat kuota. Ne fillim te javes 1 liter nafte u shit mesatarisht 145 leke, 1 liter benzine 147 leke, ndersa 1 liter nafte e cilesise se pare, e njohur si eurodiezel, u shit me 152 leke. Nderkohe ne fundjave cmimet kane rezultuar te jene pak a shume te njejta. Me konkretisht: nje 1 liter nafte u shit 145 leke, 1 liter benzine 147 leke dhe 1 liter nafte e cilesise se pare u shit 150 leke. Cmimi i naftes ka nisur te bjere ndjeshem pas vendimit te bankave qendrore ne shtate vende, perfshi ketu edhe Banken Qendrore Evropiane dhe Banken Federale Amerikane, per ulje te normes se interesit.