E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetëdhjetë zjarre për dy javë

Gjakovë, 14 gusht- Vetëm në dy javët e para të gushtit, në Gjakovë janë shënuar 80 raste të zjarreve. Kreu i Brigadës zjarrfikëse, Pashtrik Xërxa ka thënë se numri i zjarreve është dyfishuar në krahasim me korrikun. Sipas tij, më të prekura nga zjarret janë viset rurale. “Gati çdo ditë jemi duke  intervenuar në 10-15 raste. Muaji gusht ka qenë dyfish më i madh për nga numri i intervenimeve”, ka thënë Xërxa.
Sipas tij, intervenimet e këtyre ditëve janë duke u kryer kryesisht në zjarret që shpërthejnë në livadhe, hamullore, por edhe në male. Mirëpo, zjarrfikësit kanë qenë të detyruar të intervenojnë edhe në tri fabrika të qytetit, si në “Ena”, “Jatex” dhe “Model”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›