E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri serb Daçiq me lejen e Prishtinës sot në Graçanicë

Beograd, 15 gusht – Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, do të vizitojë sot Graçanicën në Kosovë, raportojnë mediat serbe. “Daçiq gjatë vizitës një ditore në Graçanicë do të takohet me udhëheqjen e Qendrës Koordinuese dhe të Qarkut si dhe do të vizitojë manastirin” është kumtuar nga shërbimi për informata i Ministrisë serbe për Kosovën, ka raportuar gazeta Blic. Me planin paraprak të kësaj vizite ishte paraparë që Daçiq të vizitojë edhe manastirin në Banjskë, në veri të Kosovës, por në ndërkohë është hequr dorë nga kjo vizitë.

Bëhet e ditur se vizita realizohet me lejen e Prishtinës zyrtare.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka thënë se vizita e zyrtarit të lartë serb në manastirin e Graçanicës do të realizohet me lejen e institucioneve të Kosovës.
Kuçi u ka deklaruar mediave lokale se kërkesa e Daçiqit është miratuar pasi vizita e tij realizohet për qëllime fetare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›