Ndikimet politike lënë Mitrovicën pa emblemë

Mitrovicë, 14 gusht - Komuna e Mitrovicës vazhdon të veprojë me mospajtime të theksuara ndërmjet subjekteve politike për ndryshimin e statutit të saj dhe për përzgjedhjen e emblemës, ndonëse për përzgjedhjen e emblemës nuk kanë munguar përpjekjet e asnjë garniture udhëheqëse për njëmbëdhjetë vjet me radhë pas luftës, por ende pa sukses.
Edhe pse gjatë muajit korrik të këtij viti një propozim-emblemë është përzgjedhur nga komisioni dhe ka shkuar deri në Kuvend, vendimi për të është shtyrë për seancën e radhës, si pasojë e mosarritjes së kompromisit ndërmjet subjekteve politike.
Ka thashetheme se autori i emblemës së përzgjedhur nga komisioni vjen nga rajoni i Shalës së Bajgorës dhe për këtë arsye disa nuk dëshirojnë ta votojnë. Gjithashtu, flitet se edhe këmbëngulja e pushteti aktual që me çdo kusht dëshiron që gjatë mandatit të tij të zgjidhet emblema, është një prej problemeve ngase, po ashtu, me këmbëngulje kundërshtohet nga opozita. Por pozita dhe opozita zyrtarisht japin arsyetime të tjera për shtyrjen e kësaj çështje.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Rrustem Musa pohon për KosovaLive se propozimi i fundit është shtyrë për seancën e radhës për arsye se nuk është arritur ujdi me subjektet politike, duke vlerësuar se ndikimet politike po e pengojnë këtë gjë.
“Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë, dy nga partitë në koalicion (PDK dhe AKR) dhe tre nga opozita (LDK, AAK dhe LDD) ka marrë vendim unanim për përzgjedhjen e emblemës dhe, përveç subjekteve politike të përfaqësuara në komision, në përzgjedhjen e emblemës për të dhënë vlerësimin e tyre janë ftuar edhe ekspertë të fushave të artit.
Mirëpo, pas seancës së Komitetit për Politikë dhe Financa nuk është vërejtur gatishmëri e shumicës së këshilltarëve për të vendosur për atë emblemë, disa nga shefat e grupeve parlamentare kanë kërkuar kohë për këtë çështje dhe ne vepruam kështu”, thotë Musa.
Në anën tjetër, Faton Peci, nga grupi parlamentar i LDK-së, thotë se subjekti i tij politik nuk ka shprehur gatishmërinë për ta votuar propozimin e komisionit për dy arsye. E para, për faktin se ky subjekt politik ka kërkuar të mos përjashtohet askush nga gara, ndërsa Komuna ka thënë se nuk do të marrë parasysh propozimet e dërguara nga ata që kanë konkurruar më parë. Arsyeja tjetër, sipas tij, është se në bazë të ligjit për një propozim që paguhet me çmim mbi një mijë euro, duhet të shkojnë në Kuvend tri oferta, ndërkaq në materialin për Kuvend ka qenë vetëm një ofertë, derisa çmimi për emblemë është dy mijë euro.
Asllan Isufi, nga grupi parlamentar i AAK-së, thotë se në lidhje me emblemën është krijuar një konfuzion. Kryesuesi i Kuvendit thotë se propozimi në fjalë është emblemë e qytetit, ndërkaq kryetari thotë se është emblemë e Komunës së Mitrovicës.
Ai vlerëson se propozim-emblema e përzgjedhur nga komisioni nuk ka asnjë simbol me të cilin përfaqësohet edhe veriu dhe kjo është arsyeja që këshilltarët e AAK-së nuk kanë qenë të gatshëm ta votojnë.
Qeveria aktuale lokale, sipas Isufit, po i kontribuon ndarjes së qytetit si me emblemë ashtu edhe me dhënien e tokës për ndërtim të qendrës universitare në Fidanishte, dhe me dhënien e tokës për ndërtim të stacionit rajonal policor, kur dihet se edhe objekti universitar dhe ai i policisë janë në veri të qytetit.
Në anën tjetër, Nexhmedin Spahiu, i cili për dhjetë vite ka garuar me propozimin e tij për emblemë, thotë se përjashtimi nga gara nuk është korrekt dhe nuk mund të mbështetet me kurrfarë norme elementare.
“Këtë e kanë bërë për inate politike, inate këto që tashmë 11 vjet po dëshmohen. Zvarritja e përzgjedhjes së emblemës për një kohë kaq të gjatë tregon gjendjen e mjerë në të cilën ndodhet politika dhe kjo po shkon çdo ditë e më poshtë”, vlerëson Spahiu.
Ai rikujton dhe e vlerëson ironik faktin se, derisa ishin në opozitë pothuajse tërë struktura udhëheqëse aktuale e Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe kryetarin Avni Kastrati, e kanë përkrahur propozim-emblemën e tij, ndërkaq tani që janë në pushtet e privojnë edhe nga e drejta për të garuar.