E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhen provat në rastin Politkovskaya

Hetuesit rusë kanë përfunduar punën e tyre në mbledhjen e provave kundër pesë të dyshuarve për vrasjen e gazetares së pavarur, Anna Politkovskaya, më 2006, raporton Rel

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se rasti do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për konfirmim dhe më pasë në gjykatë.

Ish-polici Sergei Khajikurbanov akuzohet për urdhrimin e vrasjes së Politkovskayas.

Ajo është qëlluar për vdekje jashtë apartamentit të saj në Moskë, më 7 tetor të vitit 2006.

Politkovskaya ka qenë e njohur për raporte hetuese dhe kritike ndaj politikave ruse dhe situatës në Çeçeni./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›