Mblidhen sot ne Bruksel ministrat e Eurogrup
Pakti i Stabilitetit i cili pritet të shqyrtohet sot në Bruksel dhe të vendosë rregulla të reja dhe më rigoroze ndaj vendeve me borxh dhe deficit të lartë. Në dokumentin zyrtar paraprak të Eurogroupit, flitet për gjoba dhe kushte më të forta për ndihmat. Gjykata Kushtetuese e BE-së do të vendosë sanksione më të forta deri në një nivel prej 0,1% të PPB, për vendet që nuk do të miratojnë ligjin për barazi të llogarive publike në kushtetutat kombëtare dhe që nuk do të korrigjojnë automatikisht bilancet për të arritur objektivat. Sipas këtij dokumenti thuhet se, gjobat që do të vilen do të derdhen në Fondin e përhershëm të shpëtimit të shteteve.
Gjithashtu e drejta për të denoncuar tek gjykatësit europianë një vend të padisiplinuar do të ushtrohet si nga Komisioni Europian ashtu edhe nga një tjetër vend i Eurozonës, që ka firmosur marrëveshjen.
Një tjetër çështje në tryezën e bisedimeve të Eurogrupit lidhet me kushtet që do të vendosen nga ministrat europianë të Ekonomise dhe Financave, për të përfituar nga ndërhyrja e fondit të shpëtimit duke filluar nga 1 marsi i 2012-ës. Nga ky moment, thuhet në dokumentin zyrtar të BE, nisja e programeve të reja të asistencës financiare përmes mekanizmit europian të shpëtimit do të kushtëzohet nga ratifikimi i traktatit të ri nga ana e vendeve të interesuara.
Gjithashtu në rendin e ditës do të jetë edhe një paketa e ndihmës për Greqinë nga shuma prej 130 miliardë eurosh të financuara nga nderkombetaret, të dyta për Athinën, e cila duhet të kthejë 14,5 miliardë euro në bono qeveritare të cilat skadojnë më 30 mars, por që aktualisht në arkat e qeverisë greke rezultojnë vetëm 11 miliardë euro. Gjatë kësaj jave pritet gjithashtu edhe mbyllja e marrëveshjes mes ekzekutivit të Athinës dhe kreditorëve privatë, që sipas kryenegociatorit të shoqatës ndërkombëtare të bankave, Charles Dallara, po shkon drejt përfundimit. Marrëveshje e cila do t’i hapë rrugën paketës së dytë të ndihmës. Duke nisur që nga e hëna java do të jetë e ngjeshur me zhvillime për sa i përket ekonomisë në rang global. Përveç Greqisë dhe zhvillimeve mbi krizën e borxhit në Europë, kjo javë do të jetë e rëndësishme edhe për SHBA-në, ku priten parashikimet nga Rezerva Federale mbi lëvizjen e normës bazë të dollarit për muajt e ardhshëm, ku sipas analistëve pritet që kreu i saj, Bernanke, të marrë një vendim për rritjen e normës bazë të monedhës.