Avokati i Popullit: CEZ dhe ERE të respektojnë qytetarët
Avokati i Popullit i bën thirrje kompanive ektroenergjitike që ti përgjigjen të gjitha ankesave të qytetarëve. Igli Totozani në një takim të organizuar me CEZ dhe ERE kërkoi që të repsektohen me rigorozitet të gjitha kërkesat e qytetarëve.
Ndërkohë drejtori i Menaxhimit të Cez Shpërndarje e pranoi bashkëpunimin me këto institucion dhe deklaroi se po merren masa për të ulur mbifaturimet.
Të njëjtën gadishmëri për trajtimin e ankesave të qytetarëve pranuan edhe përfaqësuesit e Entit Rregullator të Energjisë në lidhje me trajtimin e ankesave të qytetarëve.