Josipovic Perkrahim integrimin e Shqiperise ne BE

Një ditë pasi populli kroat shprehu me votë referendare vullnetin e tij pro integrimit ne BE, presidenti i këtij vendi Ivo Josipovic shprehu në Tiranë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë, duke i uruar asaj që të marrë statusin e kandidatit në vitin e 100 te shtetkrijimit.
“Ajo që mund të premtoj është se Republika e Kroacisë do të jetë shteti, i cili brenda Bashkimit Evropian do të japë përkrahjen për çdo shtet të rajonit për integrime euro-atlantike. Për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të ishte shumë, shumë mirë, do të ishte një dhuratë shumë e madhe që vendi juaj këtë vit të fitojë statusin kandidat për në Bashkimin Evropian”- theksoi Josipoviç
Ky mesazh iu përcoll presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit, të cilët sollën në vëmendje se me Kroacinë, Shqipëria ishte bashkëudhëtare për anëtarësim në NATO, sic thanë tre krerët e shtetit shqiptar Kroacia është një shembull I mirë për t’u ndjekur në procesin e integrimit europian edhe të vendit tonë.
Duke folur per rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, Josipovic, beson fort në idenë se këto dy vende do t’i zgjidhin përmes dialogut problemet e tyre, ashtu, siç po ndodh edhe mes Kroacisë dhe Serbisë. “Historia na ka mësuar se problemet nuk mund të zgjidhen nëpërmjet një recete, por palët të cilat kanë probleme, duhet të ulen dhe të bisedojnë apo të diskutojnë problemet dhe në fund t’i zgjidhin ato. Ju rikujtoj se edhe Kroacia me Serbinë ka pasur një histori të keqe, por ne, vitet e fundit kemi filluar t’i zgjidhim problemet”- tha presidenti kroat
Qeveria shqiptare dhe ajo kroate firmosen marrëveshjen mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit te eutomjeteve. Të dy vendet zyrtarët e lartë të të dy vendeve përforcuan, idenë se niveli i bashkëpunimit ekonomik është ende i ulët. Ata konstatuan se ka mundësi reale për investime në infrastrukturë, në rrugën Adriatiko-Joniane, shfrytëzimin e infrastrukturës së gazsjellësit, energjetikë, telekomunikacion, si dhe në vendosjen e linjës ajrore Zagreb-Tiranë, dhe të tragetit Durrës-Rjekë.