Mblidhet Asambleja e PS; Ruçi: Përmbytjet nga shteti
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar më parë, PS-ja ka premtuar se do të nxjerrë fakte për shkaktarët e përmbytjeve, të ndodhur më shumë se dy javë më parë, për shkak të prurjeve të dendura nga lumi Drin. Asambleja është çelur nga kryetari i saj, Gramoz Ruçi, i cili ka deklaruar se Partia Socialiste shpreh solidaritet për popullin e Shkodrës dhe atë të Lezhës. Sipas tij, përmbytja është shkaktuar nga qeveria e drejtuar nga Sali Berisha jo nga rrethana natyrore.