Shkup- Studimi: Rritet popullsia shqiptare, ulet ajo maqedonase
Maqedoni- Popullsia shqiptare në Maqedoni po rritet, ndërsa ajo maqedonase po pëson ulje. Këto janë rezultatet e treguesit statistikor gjatë vitëve 2004-2010.
Duke iu referuar studimit të së përditshmes Dnevnik në këtë periudhë 6-vjeçare rritja dhe zvogëlimi i popullsisë maqedonase dhe asaj shqiptare në Maqedoni është i dukshëm. Sipas të dhënave të bazuara në Entin Shtetëror të Statistikave (ESHS) në Maqedoni mesohet se popullsia maqedonase ka shenuar ulje pasi është ulur numri i lindjëve dhe është rritur ai i vdekjeve. Duke u zvogëluar për 12 mijë banorë.
Zvogëlimi i numrit të popullsisë maqedonase është evidente në më shumë se 65 nga 84 komuna që ka vendi. Ndërsa popullsia shqiptare është rritur me 31 mijë banorë. Sipas ESHS-së popullsia shqiptare në Maqedoni rezulton 25%, ndërsa popullsia maqedonase mbi 64% e popullsisë.
Shkrime të tjera me interes:
- Popullsia e botës, 15 miliardë banorë deri në 2100 Kuriozitet- Popullsia e botës parashikohet të shkojë më shumë se...
- Autoritetet maqedonase, AK: Presion psikologjik ndaj aktivistëve tanë Tiranë- Aleanca Kuq e Zi denoncon autoritet maqedonase për keqtrajtim...
- Shkup, KiE: Shqiptarët dhe maqedonasit thellësisht të ndarë në linja etnike Maqedoni- Shqiptarët dhe maqedonasit nuk kanë asnjë bashkëveprim mes tyre,...