Mblidhet Eurogroup, optimizëm për këstin e gjashtë për Greqinë
BRUKSEL-Greqia dhe Italia do të jenë fokusi i mbledhjes së Ministrave të Financave të Eurozonës, që fillon sonte në ora 18:00.
Ministri grek i Financave Venizelos pritet të paraqesë në këtë mbledhje siguri dhe garanci politike për të ardhmen e vendit të tij, ndërkohë që zhvillimet politike Greqi tregojnë se vendimi për lirimin e këstit të gjashtë të ndihmës që arrin në 8 miliardë, mund të konfirmohet tani që po formohet një qeveri koalicioni e cila ka objektiv kryesor, miratimin e marrëveshjes.
Venizelos do të informojë homologët e tij për procesin politik në Greqi si dhe me angazhimet e qeverisë dhe opozitës, për të respektuar vendimet e Samitit të 26 Tetorit.
Ai gjithashtu do të angazhohet që brenda Nëntorit do të paraqitet për votim brenda kufijve kushtetues buxheti 2012.
Brukseli ka paralajmëruar se një parakusht për instalimin e këstit të gjashtë është votimi i marrëveshjes së re të kredisë me masat e reja.
Komisioni Evropian i bëri thirrje sot Greqisë për "më shumë qartësi" në situatën politike dhe ekonomike përpara se të levrohen paketat e mbështetjes. "Ne kemi nevojë për qartësi në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike në Athinë dhe më pas ne do të diskutojmë, "sot, në takimin e ministrave të financave të Eurozonës për të paguar këstin e 6 të ndihmës", tha zëdhënësi i Komisionit përgjegjës për Çështje ekonomike Altafaj Amadeus.
Berlini gjithashtu thekson nevojën për të çuar përpara reformat, duke lënë të hapur dritaren për të daljen nga euro.
Në deklaratat e tyre, si Angela Merkel dhe W. Schäuble, insistojnë në reformat nga çdo qeveri që do drejtojë në Greqi, ndërsa ministri Resler tha se "grekët kanë mundësi të bëjnë reformat dhe të qëndrojnë brenda eurozonës, ose të mos i bëjnë dhe të dalin prej aty”