Qeveria, ndryshime në ligjin për bankat
TIRANE- Qeveria propozon ndryshime në ligjin për bankat. Në kuvend është dorëzuar tashmë projektligji, i propozuar nga Ministria e Financave, që pritet të diskutohet në komisionet parlamentare. Në draft theksohet se në kuadër të parandalimit të rrezikut sistemik, projektligji parashikon si një instrument të parandalimit të këtij rreziku dhe mundësinë e shndërrimit të degëve të bankave të huaja në filiale shqiptare, të organizuara si shoqëri tregtare dhe filiale të bankave të huaja.
Kjo mënyrë e vecantë e krijimit të një banke ose filiali shqiptar nga një bankë e huaj parashikohet në projektligj si e detyrueshme për zbatim, kur gjykohet e nevojshme nga Banka e Shqipërisë për arsye të administrimit të riskut sistemik. Kjo do të thotë që bankat e huaja që operojnë në vend, si degë të bankave mëmë të funksionojnë si filiale shqiptare, pra t’i nënshtrohen ligjit shqiptar si banka të licencuara në vendin tonë dhe të vendosen nën mbikëqyrjen e plotë të Bankës së Shqipërisë në rats se kjo e fundit, e gjykon të nevojshme.
Gjithsesi vlen të theksohet se bëhet fjalë për një masë paraprake që qeveria propozon, pasi sistemi bankar shqiptar, ashtu sic ka garantuar vazhdimisht edhe Banka e Shqipërisë është i sigurt, i shëndoshë financiarisht, likuid dhe i mirë kapitalizuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)