Raporti i Ban Ki-Moon, Kuçi: Tërësisht real
PRISHTINE - Qeveria e Kosovës e konsideroi real raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, që pritet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit më 29 nëntor.
Në raportin e tij tremujor për Kosovën, shefi i OKB-së nënvizon se tensionet në veri të Mitrovicës mund të destabilizojnë të gjithë Ballkanin.
Zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha se shqetësimi i shefit të OKB-së është real, pasi qëllimet e Serbisë për ndarje të Kosovës mund të tejkalojnë kufijtë e vendit.
“Është vlerësim real, ngase tendencat e Serbisë për stimulim të dhunës kundër institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe qëllimi për ndarje të Kosovës mund të kenë reagim që tejkalon kufijtë e Kosovës dhe ndikon edhe në pretendimet e të tjerëve në rajon. Nga një politikë e tillë e Serbisë mund të nxiten kriza dhe të nxitet ekstremizmi në tërë rajonin”, u shpreh Kuçi.
(er.nu/BalkanWeb)