Vrasja e taksistit, Apeli rikthen çeshtjen për rigjykim
KORÇE - Gjykata e Apelit në Korçë riktheu për rigjykim në Gjykatën e Faktit çeshtjen e vrasjes së taksistit Fredi Talelli, me arsyetimin e shkeljeve të rënda proceduriale.
Gjykata e Apelit e arsyetoi vendimin me faktin që Gjykata e Korçës nuk pranoi ndërrim të trupit gjykues, aplikoi dënim të ashpër dhe nuk pranoi gjykim të shkurtuar.
Gjykata e Faktit vendosi masën e sigurisë “burg përjetë” për autorin e vrasjes Elkjero Revani dhe 52 vite burg për 5 personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, mes tyre dhe Arnest Xhaçka, i cili e ka goditur taksistin.
Taksisti Fredi Talelli u vra në datën 24 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa trupi i tij u gjet pas 8 ditësh në një kanal në fshatin Koritë të Korçës.
(er.nu/BalkanWeb)