E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët zgjasin duart tek Albpetroli. Qeveria synon të mbledhë 300 milion euro për fushatën

Share

Albpetroli është kryefjala e privatizimeve të këtij viti, proces ky i nisur dy vjet më parë, por që pritet të finalizohet më 25 korrik. Për kompaninë kanë shprehur interes shoqëri të huaja dhe të njohura, ndërsa qeveria nuk ka ngurruar ti bëjë reklamë duke ftuar arabë, kinez, europianë, e madje edhe nga Amerika Latine. Gazeta Shqip mëson së fundmi se javën e shkuar, paketa me aksionet e kompanisë shtetërore të naftës i janë prezantuar gjigantit serb të rafinerisë, NIS-it, ku rusët e Gazprom-it zotërojnë 51 për qind të aksioneve. Lajmi jepet nga burime jo zyrtare, kurse nga ministria nuk pranohet plotësisht. Nuk përbën lajmi i zgjerimit të Gazprom-it në Ballkan dhe daljen e tij në detin Adriatik përmes Shqipërisë dhe natyrshëm që blerja e Albpetrolit do të ishte një manovër e duhur, sikurse nuk përbën ndonjë sensacion interesi gjithnjë e më i madh i kompanive serbe për tregun energjetik në vendin tonë.

Ndërkohë, gazeta Shqip shkruan se qeveria synon të mbledhë 300 milion euro që do i duhen për fushatën elektorale. Në një situatë të vështirë, kur kapitali moral dhe politik i mazhorancës ka rënë, duhet hapur thesi.

Në vitin 2009, qeveria shqiptare bëri bingo, duke shitur ARMO-n dhe OSSH-në, për afro 230 milionë euro. Procesi kishte nisur në vitin 2008, por paratë u derdhën në buxhet një vit më pas, kur Kryeministri Berisha zhvilloi fushatën elektorale më të madhe në vend, duke siguruar më tej mandatin e dytë qeverisës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›