E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Lezhe plagosen 4 persona

Katër pjesëtarë të një familjeje kosovare kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në superstradën Milot-Lezhë në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës. Në aksident janë përfshirë një automjet tip BMV me targa të Kosovës ku udhëtonin një cift kosovar sëbashku me dy fëmijët e tyre dhe një fuoristradë Range Rover me targa AA 952 BX. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para ka rezultuar se shkak i këtij aksidenti ka qenë një parakalim i gabuar i automjetit tip fuoristtade, i cili më pas u përplas në mënyre ballore me automjetin me targa të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›