Miratohet ne komisionin e Ekonomise financimi shtese per Levan-Vlore
Miratohet në komisionin e Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës marrëveshja e financimit shtesë për rrugën Levan Vlorë. Ekspertë të minsitrisë së Transportit sqaruan se kostoja shtesë prej 18 milionë euro e kësaj rruge, orientohet për të ndryshuar projektin, e parë i cili kishte mangësi.
Deputetët e opozitës në komisionin e Ekonomisë kundërshtuan ashpër këtë shtesë financimi, duke pretenduar se projekti është i vonuar dhe ka kosto të lartë.
Sipas deputetëve të mazhorancës, kjo autostradë do të sjellë benefite për banorët e zonës dhe për të gjithë ata që e përshkruajnë atë.
Autostrada, Levan-Vlorë, duhet të përfundonte rreth 2 vjet më parë, por projekti ndryshoi , për shkak të disa korigjimeve që iu bënë. Kjo rrugë ka një gjatësi prej 24.2 km dhe do të lejojë një shpejtësi maksimale prej 110 km ore, duke shmangur rrezikun e daljes nga autostrada. Së bashku me vlerën shtesë të miratuar në komision, vlera totale e rrugës është 59.7 milionë euro.