E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset ankohen tek Avokati i Tatimpaguesve

Mbledhja me forcë e detyrimeve të prapambetura të tatimpaguesve është një nga ankesat kryesore e bizneseve pranë avokatiti të tatimpaguesve. Avokati, Artuar Papajani tregon për ABC neës se në muaj bëhen dhjetra ankesa nga ana e bizneseve, të cilat hasin në probleme me kontrollorët tatimorë dhe kërkojnë zgjidhje për situatën e tyre. Sipas Papajanit, qëllimi është që të krijohet një klimë miqësore mes palëve.

Avokati i Tatimpaguesve tregon se më tepër se gjysma e ankesave tëa rhdura në nmjëvit e gjysmë pranë Avokatit të Tatimpaguesve, janë zgjidhur në favor të subjekteve.

Ky ështe viti i dytë i funksionimit të zyrës së Avokatit të Tatimpaguesve, që mbron bizneset nga procedura administrative, që i shtrëngojnë ata. Avokati i tatimpaguesve është një struktura brenda Tatimeve, e cila është ngritur me fondet e qeverisë amerikane, si pjesë e programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, zbatuar nga USAID.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›