Mblidhet Komisioni Hetimor për inceneratorët, zbardhet plani kur do të thirren dëshmitarët

Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për inceneratorët i cili ka miratuar edhe planin e tij të punës.
Sipas planit të prezantuar nga kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate, Jorida Tabaku, palët ranë dakord që gjatë kësaj jave të bëhet prezantimi i dosjeve të inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës dhe në datat 18 deri 24 shkurt të bëhet thirrja e dëshmitarëve.
Komisionit hetimor për inceneratorët i përfundonte mandati në datë 28 Janar, por me kërkesën e opozitës dhe me dakordësi mes palëve u vendos që afati i funksionimit të këtij komisioni të shtyhet deri në datën 25 shkurt 2022.