Meta: Të martën çojmë padinë, veprimet e Kuvendit janë shkelje kriminale të ligjit

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar depozitimin e një padie penale ndaj Parlamentit. Kreu i shtetit i konsideroi shkelje kriminale të ligjit, veprimet e Kuvendit, në depozitimin e dokumenteve në Gjykatën Kushtetuese, e cila po shqyrton kërkesën për shkarkimin e tij. Presidenti Meta thekson se në asnjë rast të vetëm, nuk ka shkelur ligjin.
“Nesër do të dorëzojmë padi për falsifikimin që ka bërë kuvendit, pasi është e rëndë dhe kriminale, që në Gjykatën kushtetuese kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë një provë gjoja të re të falsifikuar dhe pa ia kërkuar askush. Presidenti ka qenë mbi palët dhe të gjithë i mbajnë mend kritikat që kam pasur edhe për opozitën për praktikën e bojkotit nxitja e presidenti për arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe respektimin e kësaj ka qenë e evidentuar publikisht, madje edhe paralajmërimi se nëse opozita nuk nënshkruante marrëveshjen e 45 qershorit, zgjedhjet do të bëheshin pa të. A keni respektuar betimin? presidenti ka ndërmarrë iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve në kuadër të integrimit, ka marrë iniciative për të shmangur përplasjen. Edhe gjatë pandemisë u morën iniciativa në funksion të paqes për të shmangur që pandemia të kthehej në diktim polikë.
Vetëpërmbajtja i Presidentit, ka qenë karakteristikë e sjelljes së Presidentit. Presidenti ka ndërtuar një rol bashkëpunues me institucionet e tjera. Nuk ka tentuar asnjëherë të marrë një kompetencë të qeverisë. E kundërta ka ndodhur. Nuk ka tentuar të marrë asnjë kompetencë të Kuvendit, e kundërta ka ndodhur. Gjithmonë ka qenë Presidenti që ka kërkuar bashkëpunimin e tyre për të shmangur konfliktet. Presidenti është vendosur gjithmonë përpara faktit të kryer. Vetëpërmbajtja është relative. Presidenti ka komunikuar çdo shqetësim, që nga kthimi i ligjeve, deri tek përcjellja e të gjitha denoncimeve. Riktheva ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor“,- tha Meta.
Presidenti deklaroi se nesër do të dalë përgjigjja për 72 pyetjet të hartuar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
“Dita e sotme ka pasur disa zhvillime të papritura, prandaj dhe kemi dalë vonë sot dhe do ta kemi të vështirë që t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve, por nesër në orën 9:00 do të jenë të publikuara 72 pyetjet”.