E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau vellezerit Pjetrushi gjykata e Shkodres burg pa afat per Tafilin

Burg pa afat është masa e sigurisë që ka dhënë gjykata e Shkodrës në ngarkim të Admir Tafilit, personi që vrau dy vëllezërit Pjetrushi tre ditë më parë.Masat e sigurisë në gjykatën e Shkodrës ishin të shtuara për mbërritjen e Tafilit, me praninë e rreth 100 policëve. Pas arratisjes në 2 tetor të vitit të kaluar Tafili  i shpëtoi të gjitha aksioneve policore për kapjen e tij për të kryer ekzekutimin e vëllezërve të ish- shefit të krimeve në Shkodër Prel Pjetrushi, të cilin e akuzon për vrasjen e babit të tij gjatë një aksioni policor në vitin 2000.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›