E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryhet me sukses operacioni i parë maksilo facial në Shqipëri

Një ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale e kryer nga mjekët shqiptarë i ka ndryshuar, jetën kësaj 18-vjeçareje, nga qyteti i Elbasanit. Një defekt në nofull e ka mundur prej vitesh duke e bërë të shkëputet edhe nga shkolla. Vetëm pak ditë më parë Benereta kishte këtë pamje që duke qartë në foto, ndërsa sot pas operacionit të kryer nga ekipi i mjekëve kryesuar nga shef i kirurgjisë maksilo faciale Ramazan Isufi në Spitalin Francez, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 18-vjeçarja dhe familjarët e saj ndihen të lumtur për suksesin e operacionit. Po ashtu kirurgu Isufi, shprehet se ky nuk është operacioni i parë i këtij lloji që është kryer në Spitalin francez, ndërsa shton se nuk do të jetë as i fundit pasi kërkesat për riparime të anomalive të nofullës janë të shumta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›