Ngrihet Komisioni Kombëtar, për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare

Brenda vitit 2011 përfundon procesi i regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave Ministri i Shtetit Genc Pollo njoftoi sot ngritjen e një Komisioni Kombëtar për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.Tashmë, me këtë vendim, për herë të parë Shqipëria do të regjistrojë popullsinë e saj mbi përkatësinë etnike dhe atë fetare.“Sot do të miratohet në parim nga Komisioni pyetësori për regjistrimin e popullsisë dhe pas një konsultimi 6-mujor do të miratohet përfundimisht. Por, risia këtë vit në këtë pyetësor është se përmban, për herë të parë pas shumë dekadash, përkatësinë etnike dhe fetare”, veçoi ministri, sipas të cilit, ky proces do të kryhet në mënyrë shumë profesionale, i menaxhuar nga INSTAT dhe me një mbështetje të madhe ekspertësh nga BE dhe agjenci të tjera ndërkombëtare.Ministri Pollo ka theksuar se ky regjistrim do të nisë më 2011, pra pas më shumë se një viti. Sipas tij, kjo mënyrë regjistrimi përben edhe një standard europian.“Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare. Regjistirimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë”, deklaroi ministri Pollo.Që prej Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri të vitit 2001, kushtet politike, ekonomike dhe sociale në vend kanë ndryshuar, falë procesit të zhvillimit social-ekonomik të vendit. Lëvizja e vazhdueshme migratore e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane, por edhe në drejtim të vendeve të tjera, ka sjellë lëvizje demografike të mëdha dhe në ndryshim të të dhënave statistikore.Me këtë vendim, në Shqipëri do të regjistrohet për herë të parë popullsia mbi baza fetare dhe etnike, për të cilat shumë studiues kanë abuzuar jo pak gjatë dekadave të fundit, si për minoritetin ashtu për përkatësinë fetare.Sipas qeverise, qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë është të japë një panorame aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Por, në rastin e Shqipërisë, Regjistrimi duhet të jetë gjithashtu një pikënisje për një sistem të qëndrueshëm të statistikave aktuale të popullsisë sipas vrojtimeve. Regjistrimi i Popullsisë do të jetë një investim i rëndësishëm afat-gjatë në të gjithë sistemin statistikor të vendit përsa i përket kapacitetit dhe ndërtimit institucional. Projekti i Regjistrimit ka për qëllim sigurimin e informacionit bazë, në formën e të dhënave elektronike individuale, të cilat janë thelbësore për ndërtimin institucional, zhvillimin demokratik dhe qeverisje të mirë të Shqipërisë.Ky projekt financohet kryesisht nga Qeveria Shqiptare si edhe nga disa donatorë të ndryshëm si, Komisioni Evropian nëpërmjet IPA, UNFPA, UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.Buxheti total është parashikuar në vlerën prej afro 15 milionë euro, ku Qeveria Shqiptare mbulon rreth 5 milion, IPA 8 milion, UNFPA 1 milion euro, si dhe financime të tjera të UNDP dhe Statistikat Suedeze etj.Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA) ka një përbërje prej 12 ministrash e specialistë të fushës. Ky komision që u mblodh sot nën kryesimin e Ministrit të Shtetit, Genc Pollo, ka si detyrë drejtimin e Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe të Banesave të vitit 2011, i cili do të japë një pamje aktuale dhe të saktë të realitetit....