E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet grupi i PS, Xhafaj:Fituam mision të pamundur

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon mbledhjen për të marrë vendimin për pjesemarrjen në Kuvend. Të pranishëm në mbledhje janë aleatë dhe grevistët e urisë së PS-së.
Deputeti Fatmir Xhafaj tha se protesta e opozitës kreu një mision të pamundur. "Ne fituam mbi veten, mbi cinikët, duke realizuar protestën e parë të këtij lloji", tha ai. Deputeti ka shprehur mirënjohje për mbështëetësit që hynë në grevë, shprehu mirënjohje për aleatët e PS-së, për mjekët si dhe për mediat.
Sipas Xhafajt, shqiptarët janë të uritur për transparencë.
Deputetja Ermonela Felaj deklaroi se sakrifica e grevistëve u shpërblye denjësisht.
Deputeti Gjovalin Kadeli falenderoi të gjithë grevistët dhe veçanërisht ekipin mjekësor. Arben Ahmetaj vlerësoi deputetët e PS-së, grevistët, aleatët dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e grevës. "Ajo që arritëm së bashku e bëri me vlerë sakrificën tonë të përbashkët. Sot shqiptarët e ndërkombëtarët na japin të drejtë në atë që kërkojmë. Sot jemi pranë transparencës", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›