SHBA Larg retorikes partiake percarese duhet dialog konstruktiv

Perfaqesuesi amerikan ne Keshillin e OSBE-se Raporti per 8 majin vertetoi progresin e vendit Robbins Implementim te plote te rekomandimeve te ODIHR-it per Kodin Elektoral
SHBA kritikoi dje retoriken percarese dhe aktet agresive te nje pjese te partive politike ne vend duke vendosur theksin tek rendesia e dialogut konstruktiv mes paleve e cila sipas saj do te beje te mundur ecjen perpara te vendit drejt objektivave evropiane. I ngarkuari me pune ne misionin e SHBA ne OSBE Gary Robbins u beri thirrje te gjitha partive Te clirohen nga retorikat ose aktet agresive qe i sherbejne ruajtjes se tensionit dhe te ecin drejt objektivave tona te integrimit te te gjitha shteteve te Ballkanit ne familjen euroatlantike te demokracise. Gjithashtu ai komentoi zhvillimet ne vend duke nenvizuar faktin se zgjedhjet e fundit vendore shenuan nje progres e po ashtu sipas tij tanime eshte e nevojshme te plotesohen te gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it kryesisht ato per kodin zgjedhor. Ne kemi mesuar shume leksione nga periudhat e tranzicionit qe kane kaluar disa vende te OSBE-se gjate 20 vjeteve te fundit dhe ne kemi detyrim ti ndajme ato me vendet partnere te OSBE-se. OSBE-ja mund te sherbeje si nje baze per te lehtesuar dialogun per praktikat me te mira me Partneret tane Mesdhetare dhe ky dialog duhet te na mundesoje neve si organizate te forcojme angazhimin tone per te tri dimensionet e OSCE-se. Raporti pergjithesisht pozitiv i ODIHR-it per zgjedhjet lokale te 8 majit eshte deshmi e progresit te Shqiperise por raporti ben edhe disa verejtje per kete proces. Ne inkurajojme permbushjen e plote te rekomandimeve te Raportit te OSBE-se vecanerisht verejtjet per Kodin Zgjedhor me qellim qe te mos adresohet vota e vlefshme ne kutine e gabuar qe te adoptohen procedurat per perfshirjen e votave te tilla ne tabelen e rezultateve dhe zhvillimi i procedurave te vazhdoje ne rastet e mosperputhjeve kur numri i votave te hedhura e kapercen numrin e votave te nenshkruara ne listen e votimit - u shpreh Robbins.
OSBE per reformen zgjedhore
I ngarkuari amerikan me pune ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se Gary Robbins theksoi se sa i perket reformes zgjedhore e specifikisht Kodit Elektoral eshte e domosdoshme sipas tij qe te implementohen rekomandimet e ODIHR-it per vlefshmerine e votave ne kutite e gabuara. Kodi Elektoral duhet te perfitoje nga rishikimi i votave perfundimtare te kontestuara dhe te procedurave per kontestimin e votave. Ndaj SHBA inkurajon implementim te plote te rekomandimeve te raportit te ODHIR vecanerisht te amendamenteve per Kodin Elektoral ne menyre qe te adresohet vlefshmeria e votave ne kutite e gabuara adoptimi i procedurave per perfshirjen e ketyre votave ne tabelen e rezultateve etj. - pohoi ai. Me tej nder te tjera Robbins e siguroi Keshillin e Perhershem per zhvillimet e vendit dhe se OSBE-ja do te ishte e afte sipas tij te kontribuonte per uljen e tensionit ku rol kryesor do te kishte bashkepunimi i autoriteteve shqiptare me ambasadorin Wollfarth dhe stafin e tij. Ne i bejme thirrje Qeverise se Shqiperise te shfrytezoje raportet e saj me Pranine e OSBE per vazhdimin e reformave - tha ai. Deklaratat e te ngarkuarit amerikan me pune ne Keshillin e Perhershem te OSBE-seerdhen ne pergjigje te fjalimit te zv.kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ne sesionin e Keshillit te perhershem te OSBE me 14 tetor. Robbins i tha ministrit Haxhinasto se mbeshtet propozimin e tij per nevojen e stabilitetit ne rajon duke shprehur bindjen se Shqiperia do te vazhdoje te luaj nje rol konstruktiv per paqen dhe bashkepunimin ku shtoi se suksesi ne rajon varet nga bashkepunimi i ngushte rajonal nje fakt i theksuar edhe nga raportet e tensionuara midis Kosoves dhe Serbise.