Censusi/Idrizi Jini krenare qe jeni Shqiptare

Kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi ne kuader te regjistrimit te popullsise u beri thirrje qytetareve qe te mos lejojne abuzimin me censusin por te deklarojne me krenari perkatesine etnike.
Duke mbrojtur amendamentet e PDIU-se per etnine dhe fene Idrizi hodhi poshte akuzat e perfaqesuesve te minoritetit grek se gjobat per ata qe japin deklarim te rreme mbi kombesine jane te paligjshme. Sipas Idrizit kushtezimet qe do te vinin prej te dhenave fiktive te censusit do te ishin shume te renda. Ne besojme shume se amendamentet tona se veprimi dhe mendimi i shume intelektualeve apo i organizatave te shoqerise do ta frenoje kete aksion shkombetarizues te fqinjeve qe kryhet ne mes te dites per diell kur Shqiperia nuk eshte me ajo e fillim shekullit XX. Ne do te frenojme veprimin e atyre qe duan ta shohin Shqiperine te ndare ne shqiptare greke vllahe maqedonas rome malazeze myslimane katolike ortodokse e bahai. E pra te dashur miq nese censusi do te zhvillohej ashtu si donin greket kjo rruge e afrimit te Shqiperise me perendimin do te kushtezohej prej njerit prej shteteve me qesharake te BE-se sot Greqise. Kushtezimet qe do te vinin prej te dhenave fiktive te censusit do te ishin shume te renda - tha Idrizi. Ai nenvizoi se kushdo qe do te deklarohet si grek ne nje kohe kur ne regjistrin e gjendjes civile eshte shqiptar do te penalizohet. Kreu i PDIU-se beri me dije se masa te ngjashme administrative merren edhe ne vende te tjera si Itali ku aktualisht po zhvillohet regjistrimi dhe kushdo qe refuzon te pergjigjet ose e jep ate te rreme gjobitet. Shqiptari nuk e hedh poshte origjinen e tij. Shqiptari nuk peshtyn mbi flamurin e vet per te cilen gjysherit tane kane derdhur gjak. Kjo thirrje e jona ka karakter teresisht ligjor por dhe kombetar. Cdo zgjidhje tjeter krijon mundesi abuzimi. Deklarohuni shqiptar qe perqindja e atyre qe mund te vetedeklarohen me kombesi tjeter te mos rritet artificialisht. Sepse sic po e shohim faktori destruktiv nderkombetar me masat e veta ne terrenin tone po luan me disa skenare. Nese te dhenat e procesit do te rezultojne nen pritshmerite e tyre ata do te thone se procesi eshte i manipuluar nese do te kete te dhena brenda pritshmerive te tyre atehere ata do te pranojne procesin. - u shpreh Idrizi.